12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mrekullia e Krijuesit – Agjërimi i lososit

Më të lexuarat

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Ambienti i ujit paraqet shumë lloje peshqish që agjërojnë. Këtu do të paraqesim agjërimin e lososit të kuq agjërimi i të cilit mendohet një prej mrekullive të Allahut dhe imazh i ndryshimeve të çuditshme biologjike.
Në periudhën e hershme të jetës, ky lloj peshku banon në ujërat e ëmbla, para se të emigrojë në ujëra të njelmët të deteve dhe oqeaneve.
Për lososin e kuq është karakteristike që një pjesë të jetës, diku nga katër deri në shtatë vjet, kalon në detet e mëdhenj. Kur rriten dhe bëhen të gatshëm për reprodukim biologjik, së bashku pas udhëtimit të mundshëm i cili zgjat afër katër deri në pesë mijë kilometra, mblidhen në oqean. Pas kësaj secili lloj drejtohet në vendlindjen e tyre, duke vazhduar rrugën deri te lumenjtë ku kanë lindur.

Është mahnitëse që këta peshq fillojnë agjërimin posa t’i lënë ujërat e njelmët duke notuar kah ujërat e ëmbël. Ky udhëtim zgjat disa muaj. Është e qartë që shërbehen me instinkte shqisore të cilat zhvillohen nga agjërimi i gjatë kohor për të njohur lokalizimin përkatës. Secili peshk noton në të kundërtën e rrjedhës së lumit. Kur arrin në vend të përshtatshëm, lososi fillon të gropojë zgavra për vezë. Të dy prindërit marrin pjesë në këtë punë. Femra i bën vezët, e më pas meshkujt i mbulojnë me spermë për t’i fekonduar nga jashtë. Ata presin derisa lososët e rinj të dalin nga vezët, e vështrojnë për herë të fundit, duke kryer me sukses misionin e tyre.
Pas kësaj duke agjëruar shkojnë në të njëjtin lokacion, duke lënë pas vetes gjeneratën e re e cila përgatitet për rrethin e dytë të mundimit që e kanë përjetuar të gjitha krijesat. Kur peshqit e rinj rriten dhe aftësohen seksualisht, do të fillojnë agjërimin e tyre, sikur të prindërve të tyre.
Mrekullitë e Allahut janë pafund: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi, Dhe i cili përcaktoi e orientoi.” (El – A’ëla, 1 – 3)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit