9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

MPJ e Turqisë dënon vendimin e gjykatës belge për PKK-në

Më të lexuarat

Në deklaratë theksohet se dënohet ky vendimi i cili është vlerësuar si një tregues i ri dhe i hapur i mentalitetit që lejon një qëndrim jo parimor në luftën kundër terrorizmit.

MPJ e Turqisë dënon vendimin e gjykatës belge për PKK-në

Ministria e Jashtme e Republikës së Turqisë ka dënuar vendimin e dhënë për rastin e gjykimit të 36 personave në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste PKK në Belgjikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë në lidhje me gjykimin për PKK-në që vazhdon në Belgjikë thuhet se “Kemi mësuar se është refuzuar dërgimi i çështjes në gjykatën penale që është nisur nga Prokuroria Federale e Belgjikës dhe e kërkuar nga Departamenti i Hetimeve i Prokurorisë Federale, që ka edhe autoritetin për hetimin që vazhdon që prej vitit 2010 e deri tani kundër 36 personave privatë dhe personave juridikë të lidhur me organizatën terroriste PKK që jetojnë në Belgjikë.”

Në deklaratë theksohet se dënohet ky vendimi i cili është vlerësuar si një tregues i ri dhe i hapur i mentalitetit që lejon një qëndrim jo parimor në luftën kundër terrorizmit dhe që organizata terroriste PKK të veprojë në mënyrë të lirshme në Belgjikë.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se pritet që të hidhen hapat pa vonesë që do të rregullojnë këtë gabim të madh të përjetuar në lidhje me çështjen në fjalë, që është lënë në harresë që nga viti 2010 nga gjyqësori i Belgjikës në mos përputhje me parimet ligjore.

Prokuroria Federale ka të drejtën e apelimit

Pjesëtarët e PKK-së në një çështje gjyqësore akuzoheshin se shkëputnin të rinjtë dhe fëmijët nga familjet në Belgjikë dhe vendet e tjera në Evropës për trajnime në kampet në Greqi dhe Irak, falsifikim dokumentesh dhe vënie të gjobave.

Gjykata në Belgjikë ka dhënë vendimin se nuk janë “veprime terroriste” ato që kanë kryer anëtarët dhe drejtuesit e PKK-së të cilët janë gjykuar se kanë marrë pjesë në akte terroriste, rrëmbim të personave në moshë të fëmijëve si dhe kërcënime me vdekje dhe privim nga liria. Gjykata ka pretenduar se “konflikti i armatosur nuk mund të vlerësohet në kuadër të akuzave për terrorizëm.”

PKK-ja ndodhet në listën e organizatave terroriste të BE-së, ku rrjedhimisht, detyrim ndaj kësaj liste ka edhe Belgjika.

Ndërsa bëhet e ditur se Prokuroria Federale e Belgjikës ka të drejtën të apelojë këtë vendim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit