MPB: Vullnetari çek që i ndihmonte refugjatëve në Maqedoni i ka thyer dy ligje

0
37

Vullnetari i përjashtuar çek Riçard Souçek është përjashtuar nga Maqedonia pasi që e ka thyer Ligjin për të huaj dhe Ligjin për vullnetar, theksoi Dejana Nedelkoviq nga marrëdhëniet me publikun në MPB, informon plusinfo.

“Ai e ka thyer nenin 100, qëndrimi 1, alinea 2 nga Ligji për të huajt, dhe njashtu ka kryer vullnetarizmin pa lejen e Ministrisë së punës dhe politikës sociale, me çka edhe e ka thyer Ligjin për vullnetar.

Pasi që kjo gjë iu është theksuar, iu është afruar procedura që të drejtohet tek gjykatësi administrativ, por ai këtë gjë e ka refuzuar, pastaj MPB e ka përjashtuar nga vendi në një periudhë prej pesë viteve”, sqaroi Nedelkoviq