15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

MPB s”ka informacione që Muhaxheri po strehohet në Maqedoni

Më të lexuarat

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që të kontrolloj të gjithë informacionet në lidhje me strehimin e terroristëve në Shkup ose në tërë territorin e Maqedonisë, e gjithashtu është duke ndërmarr të gjithë hapat e duhur që qytetarëve të mos ju cënohet liria.

Ministri Spasovski kështu ka komentuar lajmet në mediet e Kosovës që shokët e Lavdrim Muhaxherit fshihen në Shkup dhe Maqedoni.

Ekspertët thonë se policia duhet që seriozisht të kontrolloj çdo informacion për prezencën e terroristëve në Maqedoni, posaçërisht atyre që kthehen nga terrenet e luftës në lindjen e mesme.

Në Shkup ka pasur rritje të masave të sigurisë pas sulmeve në Paris e të njejtat vazhdojnë ende.

Ditë më parë, gazeta prishtinase shkroi se së paku 7 kosovarë të lidhur me ISIS-in thuhet të kenë hyrë në rajonin e Ballkanit tri javë më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Shërbime të ndryshme të inteligjencës, përfshirë atë të Kosovës, shkruante gazeta, janë të informuar për ardhjen e Lavdrim Muhaxherit, Ridvan Haqifit dhe pesë shqiptarëve të tjerë – pjesëtarë të ISIS-it.

“Ata thuhet se po qëndrojnë në disa fshatra të Shkupit. Shërbimet nga Lindja thuhet se kanë treguar se shumë xhihadistë të huaj kanë filluar të largohen nga Siria pas fillimit të sulmeve nga Federata Ruse”, shkruante e përditshmja prishtinase Koha Ditore

Por, të nesërmen u publikua informacioni tjetër se terroristi kosovar i ISIS, Lavdrim Muhaxheri, nuk ka hyrë as në Maqedoni dhe as në Kosovë. Ai nuk ka lëvizur për asnjë moment nga streha e tij brenda Shtetit Islamik në territoret e pushtuara në Siri.

“Shërbimet inteligjente nga dy vendet (Maqedoni dhe Kosovë) hedhin poshtë zërat e para disa ditëve, se një ndër njerëzit më të njohur të Shtetit Islamik, kosovari Lavdrim Muhaxheri, ka hyrë në Ballkan dhe strehohet aktualisht në rrethinat e Tetovës në Maqedoni dhe pritet që të hyje ilegalisht në Shqipëri ose në Kosovë. Lavdrim Muhaxheri, sipas njoftimeve dhe të shërbimeve sekrete të huaja, është i paralizuar në gjendje të rënduar dhe nuk mund të lëvizë”, u tha në media të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni.

Ndërkohë, disa media maqedonase raportuan se terroristi kosovar i ISIS, Lavdrim Muhaxheri kishte hyrë në Maqedoni me pasaportë të falsifikuar serbe

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit