10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Motorola sjell përditësimin më dinamik në këtë vit

Më të lexuarat

Motorola Razr është gati të bëjë një rikthim, kësaj here më dinamik se kurrë.

Pas qëndrimit të gjatë në “varrin digjital” që nga 2008-ta, kompania Motorola, në pronësi të Lenovo-s, ka vendosur të “ringjallë” telefonin popullor shpalosës me një version të ri prej 1.500 dollarësh, sipas “Wall Street Journal”.

Lenovo thuhet se në bashkëpunim me Verizon është duke lansuar pajisjen, shitjet e para të së cilës pritet të bëhen nga shkurti.

E përditshmja amerikane bëri të ditur se shitjet fillimisht do të bëhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Motorola Mobility, divizioni i smartfonëve të kompanisë, iu dha një patentë vitin e kaluar për një pajisje me ekran që mbështillet në gjysmë dhe nyje në mes, raportoi Journal.

Përveç të një ekrani të palosshëm, një nga detajet që është shkëputur nga kompania është edhe sistemi operativ Android.

Vetëm 200,000 njësi të kësaj pajisjeje pritet të prodhohen, duke qenë se kompania po e kategorizon pajisjen si “limited edition”./l.n

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit