12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Motorola me tre SIM kartela

Më të lexuarat

Motorola Motokey 3-Chip që u lansua së fundi nuk ka një ose dy, por tre vende për SIM kartela. I mbrojtur nga autoritetet e ndërmarrjes si telefoni i vetëm me tripletin SIM QWERTY, shkrimi i emailave ose teksteve nuk duhet të jetë një punë e vështirë.

Pajisja vjen me kamerë 2 megapikselëshe dhe ofron mundësinë e ngarkimit të shpejt, opsion ky që ju ndihmon në shpërndarjen e fotografive, videove dhe përmbajtjeve tjera. Ai ka veçori bazike për audio si një lexues i integruar i MP3-ve dhe radio FM. Ky telefon nga Nokia vjen me një çelës të dedikuar për Facebook dhe ofron qasje në aplikacionet SNS. Për më tepër, Voice Memo ndihmon në incizimin dhe ruajtjen e porosive të shkurtra me zë.

“Sot, posedimi i qasjes së menjëhershme tek secili që ka rëndësi në jetën tuaj, nga kudo që mund të ndodheni, është një prioritet kulmor,” tha Edson Bortolli, drejtor i produktit, në Motorola Mobility në Brazil. “Me mundësinë e trefishtë për SIM të Motokey 3-Chip, të qenit në lidhje me shokët dhe familjen nuk ka qenë kurrë më lehtë.”

Telefoni vjen me një kartelë për memorje prej 2GB dhe ofron një vend për microSD që mundëson zgjerimin deri në 32GB të memorjes.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit