11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Motoçikletat me kabinë

Më të lexuarat

Shumë i kanë me pasion motoçikletat, mjetet me dy rrota që disa e përdorin për prakticitet, për të shmangur bllokimin në trafik, disa për të shijuar emocionet e adrenalinën që të dhuron drejtimi i tij.

Por që të gjithë detyrohen ta mbyllin në garazh kur koha jashtë premton shi, borë apo acar. Ky problem nuk ekziston më! Kompania “Motors LiT” ka prezantuar motoçikletën me kabinë, i pagëzuar me emrin C-1.

C-1 ka madhësinë e një motoçiklete normale, një mjet që të mundëson adrenalinën e drejtimit të motoçikletës dhe komoditetin e veturës, gjërësinë e nevojshme për të mos ngecur në trafik dhe dy vende, për drejtuesin e për një tjetër. E vecanta e mjetit “hibrid” është se drejtimi i tij është aq komod sa edhe drejtimi i një automjeti, me ndryshimin e vetëm; ekuilibri.

Përveç kabinës, C-1 ka disa avantazhe të tjera të rëndësishme ndaj “paraardhësve” të tij normalë: mund të qëndrojë në këmbë i ndaluar, pa qenë nevoja të mbështetet diku. Kjo bëhet falë projektimit të tij; sigurinë e një veture gjatë udhëtimit; një impiant stereo për të dëgjuar muzikë dhe ajrin e kondicionuar. / Kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit