9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Mosulin brenda 24 orëve e braktisën mbi 12.000 civilë

Më të lexuarat

Gjatë 24 orëve të fundit qytetin e Mosulit e kanë braktisur më shumë se 12.000 persona, bëhet e ditur nga Ministria e Migracionit të Irakut, raporton AA.

Civilët braktisin shtëpitë duke ikur nga sulmet e organizatës terroriste ISIS.

“Gjatë 24 orëve të fundit pjesët perëndimore të Mosulit, ku po vazhdon operacionet kundër ISIS-it, i kanë braktisur 12.458 persona”, theksuan nga Ministria.

Civilët strehë gjetën në kampet e pistës së aeroportit Kayyara si dhe në kampet e rajonit Erbil.

Që nga fillimi i operacionit për çlirimin e Mosulit, shtëpitë i kanë braktisur 89.245 persona.

Terroristët e ISIS-it nga vera e vitit 2014 kontrollojnë qytetin e dytë më të madh irakian të Mosulit.

Pas tre muajve të operacionit forcat e bashkuara irakiane me mbështetje të koalicionit ndërkombëtar në janar çliruan pjesën lindore të Mosulit, ndërsa më 19 shkurt filloi edhe aksioni për çlirimin e qendrës së qytetit që gjendet në brigjet perëndimore të lumit Tigër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit