14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mosul, çmime shokuese në treg; 20 $ për 1 kg sheqer

Më të lexuarat

Ata që kanë mbijetuar në Mosulin Perëndimor, në lagjet nën kontrollin e ISIS-it, jo vetëm që rrezikon të vdesë nga uria për shkak të mungesës së ushqimit, por nuk ka as para për gjërat e nevojshme, ku çmimet janë rritur shumë.

Disa refugjatë, të cilët kanë arritur të arratisen, zbulojnë se një kilogram sheqer ka shkuar deri në 20 dollarë dhe një bombulë gazi deri në 100. Për një kg oriz, duhen 85 dollarë dhe 25 për pak qumësht pluhur.

“Me ISIS-in ndër këmbë, nuk ka jetë, thjesht sepse nuk ka asgjë për të ngrënë: çmimi i një kilogrami sheqer arriti deri në 20 dollarë amerikanë, ndërsa një bombulë gazi preku shifrën 100”, – ka thënë një nga refugjatët që banonte në lagjen Egheidat.

Ndërkohë, 10.000 dinarë irakianë (i barabartë me rreth 85 dollarë) kushton një kg oriz; 25 dollarë për një kuti qumësht pluhur; 15 për një litër vaj vegjetal; 14 për një kg miell dhe 8 për një kuti me konserva peshku.

Çmime që thuajse asnjë nuk mund t’ia lejojë vetes në Mosulin e varfër dhe një qytet i cili rrezikon të vdesë nga uria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit