11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Moska kërcënon pas ndarjes së Kishës së Kievit: Do mbrojmë ortodoksët

Më të lexuarat

Rusia u zotua të premten se do të mbrojë besimtarët e kishës ruse në Ukrainë, nga çdo veprim i paligjshëm kundër tyre, pas lëvizjes së Kievit drejt një ndarjeje historike nga Kisha Ortodokse Ruse.

Ukraina dëshiron të krijojë një kishë kombëtare, të lirë nga lidhjet e saj tradicionale me Rusinë, që thotë se është një hap jetik për të shmangur ndërhyrjen ruse në çështjet e saj.

Moska, nëpërmjet patriarkut Kirill, ka kundërshtuar këtë masë, duke argumentuar se kjo ndarje do të shkaktonte një përçarje të thellë në Krishterimin Orthodhoks.

Komentet e Kremlinit mund të ndezin tensionet midis Kievit dhe Moskës, marrëdhëniet mes të cilëve u prishën pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014-ën.

“Në rast se ngjarjet që po zhvillohen, ndjekin rrjedhën e aktiviteteve të paligjshme, atëherë sigurisht, ashtu siç Rusia mbron interesat e rusëve dhe folësve rusë – dhe Putini ka folur për këtë shumë herë – Rusia do të mbrojë interesat e ortodoksëve”, tha Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, për gazetarët.

Peskov tha se mbrojtja do të përbëhej ekskluzivisht nga masat politike dhe diplomatike, megjithatë, në Kiev komentet e tij u komentuan si të pakëndshme dhe me një gjuhë afërsisht të njëjtë me atë të përdorur në prag të aneksimit të Krimesë dhe rebelimit separatist.

Gjatë ditës së enjte, Patriarku Ekumenik i Stambollit i hapi udhë ndarjes së Kishës Ortodokse të Kievit, nga Moska, ndërsa këto ditë pritet që t’i japë edhe Autoqefalinë.

Gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës së Kievit, patriarku i Moskës, Kirill kishte ftuar disa kisha europiane ortodokse, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, por ishte përballur me refuzimin fillimisht të Bullgarisë dhe më pas të Greqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit