17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Moska: Bisedimet mes palëve siriane zhvillohen me 25 janar

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka bërë të ditur se bisedimet mes qeverisë dhe opozitarëve sirianë zhvillohen me 25 janar.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Vitali Çurkin, përfaqësues i Rusisë në OKB, deklaroi se bisedimet mes palëve siriane të përfshirës në krizën e Sirisë do të organizohen me 25 janar.
Çurkin theksoi se Bashkësia Ndërkombëtare po punën në mënyrë serioze për organizimin e bisedimeve mes palëve siriane.
Çurkin këto deklarata i bëri të hënë para hyrjes në takimin sekret të Këshillit të Sigurimit të OKB. Ai shtoi se këto bisedime është vendosur që të zhvillohen pasi ne të kemi kryer të gjitha punët tona.
Sipas këtij burimi, Stefan De Mistura, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB, në këtë mbledhje të KS që zhvillohej me dyr të mbyllura, ishte vendosur të paraqesë raportin e tij në lidhje me përgatitjet e bëra për organizimin e bisedimeve mes palëve siriane.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit