6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mosdekretimi i Sandër Leshit, kërkesë e Erdoganit? Pse shkrimet e Frrok Çupit duhen lexuar si fejtonë…

Më të lexuarat

Frrok Çupi nuk i ka paraprirë një shkrimi të tij me titull “Një katolik kapet rob”, me klasifikimin “Fejton”, si kusht që ato që hedh në letër e ia përcjellë publikut, ky i fundit të mos i marrë seriozisht, edhe pse ka një mesazh të caktuar brenda. Fejtoni është një gjini gazetareske, e lëvruar shumë në median e shkruar gjatë regjimit komunist. Çupi i përket asaj gazetarie si një ish-penë e Zërit të Popullit, jo aq për fejtone se sa për reportazhe ku afirmohej roli i partisë në edukimin e masave. Ndërsa Tao Tao-ja e famshme e tij, përtallja me ish-kryeministrin Adil Çarçani teksa drejtonte Rilindjen Demokratike si kryeredaktor i parë i saj – ç’koiçidencë ironike: PD nis udhën e saj si parti anti-komuniste me një ish-komunist në krye, Berishën, e po kështu dhe RD nis udhë me një ish-gazetar ZP-je – ishte një fejton. Më vonë, pasi u zbua nga Rilindja prej Berishës, Çupi e vijoi karrierën e tij me shkrime, siç dhe sot, duke qenë herë në një krah e herë në tjetrin, pa u kuptuar kurrë se cili është pozicioni i tij i vërtet sipas shijes politike; por gjithashtu po u kuptuar nëse ato që shkruan janë fejtone apo shkrime serioze. Ka rëndësi kjo kur në to pretendohet të ketë dhe lajm veç opinionit. Një i tillë është dhe më i fundit pra, ai me titullin “Një katolik kapet rob”, kushtuar Sandër Lleshit dhe mosdekretimit të tij nga ana e presidentit Meta. Diku, në mes të shkrimit të ndarë me nëntituj, gjenden dhe këto fraza:

“Presidenti Ilir Meta vendosi të mos e dekretojë ‘malokun’…, por kur e mori vendimin? Vendimin e mori ditën që u kthye nga vizita te ‘sulltani’ Erdogan. Atje inauguruan një aeroport, por me sa duket sulltani i ka thënë Metës se ‘mjaft me atë rracë’ kaurrësh. Rraca e katolikëve shqiptarë nuk e ka pranuar pushtetin otoman në historinë e vet; ndërsa tani katolikët e Mirditës dhe të Matit po luftojnë kundër zaptimit turk të ujërave dhe lumenjve në këto krahina. Kjo është ana e myslimanëve të Botës”.

Është e nevojshme ta marrësh si fejton për të mos e trajtuar si serioz. Në të kundërt, është ulëritëse të mendosh se me ç’lehtësi i përhap gënjeshtrat një gazetar me titull prapavlerësues “karriere” – nuk ja mohon dot faktin që ka afro 40 vite në gazetari, pavarësisht cilësisë së lëndës që ka ofruar dhe moralit të saj. Është ulëritëse dhe për faktin se sa pa droje dhe një mllef të kamufluar, nxit urrejtje fetare.

Nëse e merr seriozisht, duhet sqaruar, ndoshta jo ai por ata që mund t’i besojnë marrëzive të tij, se ka zero mundësi, zero, që Erdogan t’i ketë thënë Metës që të mos dekretojë atë Lleshin. Erdogan dhe Meta nuk kanë patur dhe nuk kanë fare raporte të afërta me njëri-tjetrin, deri në këtë pikë sa mes tyre të jetë konsumuar dhe kjo çështje. Nuk është sekret sot ajo që miku i Erdoganit është Rama dhe…i vetëdeklaruar si katolik. Dhe jo vetëm për këtë arsye, Erdogan, edhe si musliman, nuk ndërton raporte a politika që kanë si bazë preferenca fetare po njëherësh edhe antipatira fetare. Ose mund të ketë preferenca fetare, por kurrë antipatira fetare. Kështu as vendi i tij, as sot e as mot.

Ndaj, gjithçka shkruan Frrok Çupi, dhe jo vetëm në këtë shkrim, thjesht duhet marrë si fejton. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit