16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mos ia humbni shijen Ramazanit

Më të lexuarat

Mos ia humbni shijen RamazanitZekerija Idrizi nuk mund të bëhet myfti
Vetëm një muaj para fillimit të muajit të Ramazanit, ka filluar rritja e tensioneve në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, pas përhapjes së lajmit se Zekerija Idrizi i përzënë nga Gjermania për shkak të veprave amorale, ka gjasa të caktohet për mufti të Shkupit.
Portali ynë ka arritur të marrë vesh se ky njeri ka trazuar thuajse të gjithë hoxhallarët e Shkupit, të cilët kanë thënë se do ta kundërshtojnë ashpër Idrizin. Ata shprehen të habitur se pikërisht mulla Sula, tani në prag të Ramazanit ka vendosur, siç thonë ata “t’ua prishë huzurin e Ramazanit” me një emër të përsëri siç e quajnë atë “të një njeriu të poshtër sikurse është Zekerija Idrizi”.
Imamët thonë se Idrizi njihet si person që nuk ka zënë vend asnjëherë. “Kur ishte në Shkup para shumë vjetëve, e përzunë xhemati. Arsyet i din ai vet, por nëse e kërkon nevoja ne do të flasim. Ju bëjmë apel mediumeve që të shkojnë te xhamia në Shkup dhe le t’i pyesin xhematin”, thotë në emër të hoxhallarëve njëri nga grupi, i cili për momentin deshi të ngelet anonim.

http://thenieislame.cf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit