6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mos i shkel milingonat, sepse ato…

Më të lexuarat

Shejh Ebu Is’hak El Huvejni ka thënë: “Mos lejo që njerëzit të dinë për ty asgjë përveç lumturisë tënde. Mos lejo që në ty të shohin asgjë përveç buzëqeshjes, madje edhe nëse përjeton sprovë të rëndë, sepse në Kur’an është xheneti yt. Nëse të shkaktojnë dhimbje dhe të pikëllojnë, drejtoja lutjen Atij që është mbi qiej. Nëse të pyesin për gjendjen tënde, përgjigjja jote le të jetë falënderimi për Allahun dhe buzëqeshja.
Nëse e sheh milingonën në rrugë mos e shkel dhe shpreso se Allahu do të mëshirojë ty siç e ke mëshiruar ti milingonën e vogël, dhe mos harro se milingona bën tesbih dhe e lavdëron Allahun, andaj mos e ndërpre këtë tesbih me vrasjen e saj.
Kur të kalosh pranë një harabeli që pi ujë, ti mos ju afro se mund të frikësohet, dhe atë bëre vetëm për hir të Allahut, ndoshta edhe ty Allahu do të bëjë të sigurtë dhe do të ruajë në Ditën e Frikës më të madhe.
Kur të vendosësh për t’i hedhur mbeturinat e ushqimit, bëje atë me qëllimin dhe synimin që atë ushqim ta hanë kafshët dhe për të kërko kënaqësinë e Allahut, ndoshta për shkak të kësaj Allahu do të furnizojë ty prej nga nuk e shpreson.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit