8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mos i neglizhoni dhimbjet e kokës, ato janë shenja për sëmundjen nga vuani!

Më të lexuarat

Të shumtë janë ata të cilët vuajnë nga dhimbjet e kokës. Ndonjëherë ato janë edhe më komplekse nga sa duken. Le të ndalojmë pak këtu.

Këtu janë disa dhimbje koke që kanë nevojë për vëmendjen tuaj:

Dhimbje koke gati si një bubullimë
Është një lloj i pazakontë dhe i rëndë i dhimbjeve të kokës, e cila mund të marrë deri në disa minuta me intensitet maksimal. Ajo lidhet me disa faktorë si hemoragjia, që mund të rezultojë tepër i rrezikshëm dhe fatal për jetën tonë, nëse nuk marrim masa të menjëhershme.

Dhimbje koke pas një dëmtimi
Njihen ndryshe si dhimbje post tramatike. Në të tilla raste është i nevojshëm trajtimi i menjëhershëm. Një dëmtim i vogël mund të rezultojë me dëme në tru dhe krijon presion në kafkë.

Dhimbje koke pas zgjimit
Është tepër e zakontë për moshat e mëdha.. Ju duhet të jeni më të kujdesshëm për shkak se dhimbja mund të jetë një tregues i tumorit në kokë.

Dhimbje cerebrale
Keni të bëni me një migrenë të rëndë, e cila shoqërohet me të vjella, marrje mendsh, dhimbje qafe në pjesën e sipërme, hutim, etj. Ju duhet të vizitoni mjekun juaj sa më shpejt që të jetë e mundur nëqoftëse përjetoni këto simptoma.

Disa veçori të dhimbjeve të kokës:
Ajo mund të përkeqësohet çdo ditë, në vend që të zbutet
Pengon të folurën dhe sjell humor të keq
Përkeqësohet me rritjen në moshë
Mund të keni humbje të kujtesës, konfuzion, humbje të ekuilibrit, ethe apo të vjella
Në përfundim mund të themi se dhimbjet e kokës kufizojnë aftësinë tuaj për të punuar dhe ndikon shumë në aktivitetet tuaja të përditshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit