10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mos e vlerëso caktimin e Zotit sipas egos tënde!

Më të lexuarat

Një prind i martoi dy vajzat e tij me një bujk dhe një poçar.

Pas një viti ai udhëtoi për t’i vizituar ato. Në fillim vizitoi vajzën që ia kishte dhënë bujku, e cila e mirëpriti me gëzim. Kur e pyeti atë rreth gjendjes së saj, ajo i tha: Bashkëshorti im mori me qera një ngastër toke, mori borxh farat dhe e mbolli atë. Nëse bie shi, do të kemi bereqet, por nëse jo, atëherë kjo do jetë disfatë për ne.

Burri u largua prej bijës së tij të parë dhe shkoi të vizitonte bijën e dytë që ishte bashkëshorte e poçarit, e cila e priti me dashuri e gëzim. Kur ky e pyeti për gjendjen e saj, ajo iu përgjigj: Bashkëshorti im bleu një një sasi dheu me para borxh dhe e përpunoi atë për poçari. Ai e vendosi baltën e përpunuar nën rrezet e diellit që të thahej. Nëse nuk nuk bie shi, do të kemi bereqet, në të kundërt, balta do të shkrijë e tëra e për rrjedhojë edhe puna e mundi ynë. Kur u kthye tek bashkëshortja (nëna e dy bijave të tij) e tij, ajo e pyeti rreth gjendjes së dy vajzave të saj.

Ai i tha: Nëse bie shi, falëndero Zotin.

Nëse nuk bie, falëndero Zotin! Në çdo gjendje që të jemi, falënderojmë Allahun! Kjo është gjendja e kësaj bote, ajo që është e përshtatshme për ty, për dikënd tjetër nuk është e përshtatshme. Problemet tona më të mëdha me të dashurit tanë, ndodhin për dy shkaqe:

1—Qëllimi që nuk kuptohet!

2—Koncept që nuk synohet!

Zgjidhja është nëse pason dy pika:

1—Konsultohu rreth qëllimit të tij!

2—Ki mendim të mirë për të!

Konkluzioni:

Nëse mua më mashtron shprehja, ty nuk duhet të të mashtrojë komentimi.

Kur të dëgjosh rreth meje diçka, dëgjoje prej meje dhe mos më privo nga e drejta ime për t’u mbrojtur. Lartësohu me intelektin tënd, me qëllim që të kalosh një jetë të begatë. Sill ndërmend thënien: “se vertet, disa dyshime janë gjynah”. Vëllezërit e Jusufit, kur kishin interes me babain e tyre, thanë: “vëllai ynë”….” dërgoje me ne vëllanë tonë “…. Kur interesi përfundoi, ata thanë:” në të vërtetë, biri yt ka vjedhur”. Shumë vetë e ndryshojnë metodën e të folurit sipas interesave. Kur dikush që duam sëmuret, themi se kjo është “sprovë”, ndërkohë që kur dikush që nuk e duam sëmuret, themi se kjo është “ndëshkim”. Kur dikujt që duam i ndodh një fatkeqësi, themi “sepse ai është i mirë”, ndërkohë që për atë që nuk e duam, themi “sepse u ka bëre padrejtësi njerëzve!”

Kujdes, mos e vlerëso caktimin e Zotit, sipas egos tënde!

Të gjithë ne jemi me të meta, sikur mos të ishte mbulesa e Zotit, qafat tona do të ishin përulur nga turpi i madh!

O Allah, mbuloi turpet tona, na i mbro familjarët tanë, na i fal gjynahet të mëdha qofshin apo të vogla, dhe na përfshi në mëshirën Tënde!

Altin Shehu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit