Mos biri im, Ramazani vjen!

0
226

Jahja ishte jetim, të dy prindërit i humbi gjatë kohës së luftës dhe kalon nën përkujdesjen e gjyshit të tij Fadilit. Edhe pse në moshë të thyer, Fadili me gjithë qejf e mori nën përkujdesje nipin e tij dhjetëvjeçar dhe e edukoi deri në moshën madhore, kur e dërgoi në studime në Stamboll.

Para Fadilit ishte një detyrë e rëndë, si ta edukojë Jahjahun ndërsa ky tani është jetim dhe i cili ka kaluar vite nëpër rrugë dhe me siguri ka mësuar ligësi të shumta…

Gjyshi Fadil njihet si njeri i durueshëm. Gjithë jetën ka shërbyer në xhaminë e fshatit, kohë pas kohe si muezin, ndërsa kur nuk kishte tjetër ngjitej edhe në mihrab. Fadili thoshte, nuk e di si të përgjigjem për namazin tim, e ku mbeti për gjithë ata që falen pas meje.

Në fshat njihej si njeri i ndershëm dhe i besueshëm dhe gëzonte respektin e të gjithëve përveç Jahjahut. Nga dita në ditë bënte ligësi të shumta, e pengonte gjyshin e tij duke u falur, duke ia fshehur sexhaden, vonohej deri sa loze jashtë, i pëlqente të ikë nga shkolla.

Gjyshi bënte sabër dhe thoshte: “Është kalama, nuk është nga mësimet islame ta rrah, ndërsa t’i bërtas nuk është zgjidhje. Do të qetësohet, do ta udhëzoj edhe Jahjaun tim, Ai i cili udhëzon. Sa do që gjyshi mundohej ta udhëzojë drejtë mektebit, të mësojë në shkollë atë që mësojnë bashkëmoshatarët e tij, ai refuzonte.

Një ditë prej ditëve e sheh Jahjaun me do fëmijë më të moshuar të cilët kishin filluar të pinë cigare, alkool dhe i bërtiti për herë të parë dhe të fundit: Mos biri im, Ramazani vjen!

Kërceu Jahjau, u frikësua një çikë dhe vrapoi drejtë gjyshit duke i thënë: “Gjysh, shpresoj të mos më gjejë në rrugë të keqe, unë vetëm shëtisja me ata, nuk kam bërë gjë të keqe.” Gjyshi buzëqeshi dhe në vete mendoi se iu paraqit rasti i përshtatshëm ta njoftoj Jahjaun me Ramazanin. Të nesërmen, pas namazit të sabahut, Jahjau rrinte ulur dhe priste gjyshin t’ia sqaroj kush është Ramazani dhe kur do të vjen. Dhe kështu filloi gjyshi t’i flet rreth Ramazanit.

Kur Jahjau mësoi se muaji Ramazan është muaji i mëshirës, sakrificës, por edhe i shpërblimit, më i miri muaj nga muajt e tjerë të vitit, muaj në cilin filloi zbritja e Kur’anit, filloi të interesohet për Islamin dhe me kënaqësi dëgjonte gjyshin kur i fliste për tema të ndryshme islame.

Dhjetë ditë para muajit Ramazan, Jahjau filloi të falë namazin, i mësoi përmendësh dhjetë kaptinat e fundit dhe filloi të shkojë në mekteb. Tani paraqiste krenari të mëhallës dhe ishte fëmija i parë nga ai fshat i vogël i cili shkoi aq larg, madje deri në Stamboll për studime. Gjyshi ashtu si jetonte, në qetësi ndërroi jetë dhe kaloi në botën e përtejme i kënaqur që atë jetim e mori në përkujdesje dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë.

Një ditë ndërsa Jahjau shëtiste rrugëve të Stambollit, shikoi disa fëmijë ndërsa rrinin në një mur dhe pinin duhan, iu afrua dhe butë iu tha: “Mos veproni ashtu o fëmijë, Ramazani vjen!”

Autor: S. H. / Haber.ba