19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Morsi viziton SHBA-në

Më të lexuarat

Presidenti i Egjiptit, Muhamed Morsi, do të bëjë një vizitë treditore në Shtetet e Bashkuara, nisur nga 23 shtatori.

Zëdhënësi i tij, Jasir Ali, ka thënë se presidenti do të ndjekë Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe më pas do të udhëtojë drejt Uashingtonit për bisedime më zyrtarët amerikanë.
Ai ka thënë se takimi me presidentin e SHBA-së, Barak Obama, “nuk është konfirmuar ende”.
Morsi ka zgjedhur Arabinë Saudite për udhëtimin e parë presidencial jashtë vendit. Ai po ashtu planifikon të vizitojë Iranin, në javën e ardhshme, ashtu si edhe Kinën.
Presidenti islamik i Egjiptit ka marrë detyrën në muajin qershor.
Nën sundimin e presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak, Egjipti ka qenë aleat i afërt i Shteteve të Bashkuara.
Egjipti vazhdon të marrë 1.3 miliard dollarë në vit nga SHBA-ja, kryesisht për të ndihmuar ushtrinë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit