12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Morsi: Nuk lejoj sulme ndaj ambasadave të huaja

Më të lexuarat

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, u betua të enjten të mos lejojë sulme ndaj ambasadave të huaja në Kairo. Populli i Egjiptit, u shpreh ai, u kundërvihet akteve të tilla të paligjshme.

Morsi ndodhet në Belgjikë me shpresën për të marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian për reforma strukturore për ekonominë e rrënuar egjiptiane.

Ai zhvilloi një konferencë për shtyp me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ku u zotua se do të ndalë sulmet edhe ndaj shtetasve dhe interesave të huaja në Egjipt:

“E dimë se nëse dikush vret pa arsye, është njësoj sikur ai individ të ketë vrarë gjithë njerëzimin. Është përgjegjësia jonë të mbrojmë pronën, është detyra e të gjithë anëtarëve të qeverisë egjiptiane. Ne duhet të mbrojmë të gjithë vizitorët, turistët, ambasadat dhe misionet diplomatike në Egjipt,” tha Morsi, raporton VoA.

Presidenti egjiptian dënoi gjithashtu filmin anti-mysliman që u bë shkas për sulmet e dhunshme ndaj ambasadës amerikane në Kajro dhe konsullatës në Bengazi të Libisë, ku u vra ambasadori amerikan, Christopher Stevens.

“Në Egjipt dhe kudo në botën arabe popullata është e revoltuar nga ato që ndodhën. Ata që realizuan filmin që ofendon Profetin Muhamed i dënojmë me forcë. Kundërshtojmë të gjithë ata që dalin me parulla të tilla, me provokime të tilla dhe nxisin këtë formë urrejtjeje. Ju garantoj se pas bisedës me Presidentin Barack Obama kuptova që edhe populli amerikan është kundër kësaj”. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit