10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Morali (ahlaku) i tregtarit musliman

Më të lexuarat

Transmetohet se Junus ibn Ubejd kishte një dyqan në të cilin shiste stofa dhe rroba. Sipas cilësisë së tyre, disa rroba kushtonin 400, kurse disa 200 dërhemë. Junusi e punësoi djalin e vëllait tij si shitës në dyqan dhe i shpjegoi gjithçka rreth çmimit të stofave dhe rrobave.

Me një rast, një njeri u kthye në dyqan për të blerë një palë rroba për 400 dërhemë. Djaloshi ia ofroi atij një palë rroba prej 200 dërhemësh dhe ia lavdëroi cilësinë e tyre. Njeriu ishte i kënaqur me cilësinë e rrobave, kështu që me 400 dërhemë i bleu rrobat që kushtonin 200 dërhemë dhe u largua nga dyqani i kënaqur.

Junusi pastaj u kthye nga xhamia dhe i njohu rrobat që njeriu po i mbante në dorë. Iu afrua dhe e pyeti: “Sa i keni paguar këto rroba?” Ai u përgjigj: “400 dërhemë.”

Junusi i tha: “Por këto rroba nuk vlejnë më shumë se 200 dërhemë. Kthehu mbrapa në dyqan dhe kërko nga shitësi që t’ua kthejë 200 dërhemë!”

Me atë rast njeriu i tha: “Në vendin tim, këto rroba kushtojnë 500 dërhemë, kështu që unë jam i kënaqur me çmimin rrobave.”

Junusi iu përgjigj: “Kthehu, se me të vërtetë këshilla në fe është më e mirë se kjo botë dhe gjithçka që ka në të.”

Pastaj, së bashku me të, shkoi në dyqan dhe ia ktheu 200 dërhemë, kurse më pas e qortoi djalin e vëllait tij pse ia kishte shitur rrobat për 400 dërhemë, duke i thënë:

“Turp të qoftë! Si nuk ke frikë nga Allahu?! Pse njeriut ia shite rrobat më shtrenjtë se 200 dërhemë, si dhe ke harruar ta këshillosh muslimanin?”

Djaloshi u përgjigj: “Pasha Allahun, njeriu ishte i kënaqur me cilësinë dhe me çmimin e rrobave.”

Atëherë, Junusi i tha: “Pse nuk ia dëshirove atij të njëjtën sikur edhe vetvetes?!”

http://saff.ba// Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit