Moment i vështirë për Xhakën në karrierë, Mavraj me postim mbështetës

0
176

Mërgim Mavraj e ka mbështetur Granit Xhakën pas përplasjes më tifozët e Arsenalit.

Mesfushori u acarua me tifozët e skuadrës londineze që filluan ta fyenin atë në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces në fundjavën e kaluar.

Xhaka më pas i kishte fyer ata me të njëjtën mënyrë, derisa po largohej nga fusha ku kishin mbetur edhe 30 minuta lojë.

Në lidhje me këtë situatë, Mavraj e ka mbështetur mesfushori e Arsenalit, duke i thënë se duhet të vazhdojë përpara.

“Vëllai im, mos shiko pas. 10 milionë i ke pas teje dhe gjithmonë do i kesh. Të duam fort, kapiten”, ka shkruar ai në Instagram.

Xhaka po rrezikon ta humbet shiritin e kapitenit te Arsenali, e që me këtë gjë do të mund të ndodhte edhe largimi i tij qysh në këtë janar.