11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Molliqaj: Është tragjike se si këta tre ish-luftëtarë janë në gjendje t’ia japin Kosovën Serbisë

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se është tragjike se si këta tre ish-luftëtarë, duke aluduar tek Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, kanë qenë në gjendje që ta japin jetën për Kosovën, kurse sot po ia japin Serbisë, për interesa personale.

Ai ka shkruar se projektet politike të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt nuk po i pengojnë më Beogardit.

Por sipas tij, nuk do ta kenë gjatë.

Ja reagimi i plotë:

Projektet politike të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinaj nuk po i pengojnë më Beogardit.

‘’ Përkundrazi këto projekte tashmë janë në përputhje me interesat e Serbisë në Kosovë. Për këtë arsye sot Vuçiqi deklaroi se serbët e Kosovës duhet ta mbështesin qeverinë e PAN-it e jo Vetëvendosjen.

Është tragjike se si këta tre ish-luftëtarë dje ishin të gatshëm të japin jetën për Kosovën, ndërsa sot janë gati që ta japin Kosovën (madje edhe Serbisë) për pushtet personal. Por nuk do ta kenë gjatë!’’.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit