11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Molla Sula: Çështja e Jerusalemit me karakter politik, por jo edhe fetar

Më të lexuarat

SHKUP (AA) – Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) i Republikës së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, shprehet se çështja e Jerusalemit është “mjaft e koklavitur, por më tepër ka karakter politik”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me deklaratën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, mbi çështjen e Jerusalemit, kreu i BFI-së për AA thekson se kjo është çështje e politikës botërore, por nuk është fetare.

“Është shumë problem me dhënë qëndrim Bashkësia Fetare Islame për atë çështje, derisa kjo është çështje e politizuar dhe mendoj se nuk ka nevojë për mendim fetar në atë drejtim”, shprehet Rexhepi për Anadolu Agency, duke shtuar se nuk është mirë të komentohet nga një politikë lokale.

Më tej, Rexhepi pohon se në atë vend takohen të gjitha fetë qiellore, siç thotë ai, gjë e cila shkakton edhe problemin, pasi çdo kush mendon se ka të drejtë dhe çdo kush e sheh një pjesë të veten historike aty.

“Mirëpo, ne si muslimanë kemi tre vende që na ka preferuar edhe Profeti Muhamedi (a.s) për t’i vizituar, njëri ndër ato është edhe Jerusalemi. Kjo është bindja jonë dhe prej kësaj ne asnjëherë nuk heqim dorë. Jerusalemin të gjithë muslimanët kanë obligim ta vizitojnë dhe nuk ka të drejt askush t’i pengojë, sepse e gjithë bota sot e pranojnë se ajo është qendër e të gjitha feve qiellore, ku edhe ka një të kaluar në këtë drejtim”, thekson Rexhepi.

Rexhepi poashtu thekson se ekzistojnë provokime të ndryshme në lidhje me çështjen e Jerusalemit, të cilat vijnë varësisht prej forcave të interesit të politikave ndërkombëtare dhe politikave të shteteve, siç tha ai, të cilat “për bindjet e mia nuk ekzistojnë shtete islamike”.

Të mërkurën, Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit dhe shpalljen e tij si kryeqytet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit