15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mogherini: Zgjidhje e vetme reale, Kudsi kryeqytet i dy shteteve

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, në lidhje me çështjen palestino-izraelite ështeë shprehur se, “Zgjidhja e vetme reale është një zgjidhje mes dy shtetesh në kuadër të kufijve të vitit 1967, që do të sigurojë që Kudsi të jetë kryeqyteti i të dy shteteve” transmeton Anadolu Agency (AA).

Para takimit të mëngjesit me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, i cili u mbajtë në Bruksel, Mogherini dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u adresuan në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mogherini, pasi e ka cilësuar “mundësi historike” vizitën e kryeministrit izraelit, ka rikujtuar se që prej 22 vitesh institucionet e BE-së nuk vizitohen nga një kryeministër izraelit dhe ka theksuar se kjo periudhë kohore është një periudhë e gjatë për “miqtë dhe partnerët”.

Mogherini ka njoftuar se Netanyahu do të takohet me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe se në takim do të bisedohet procesi i paqes në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet e forta dypalëesh BE-Izrael dhe çështjet rajonale.

“Gjetja e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për problemin palestino-izraelit është me rëndësi për interesat izraelite, veçanërisht për ato të sigurisë. Për këtë arsye, BE së bashku me aleatët e saj do të punojë në arenën ndërkombëtare dhe në rajon, në përpjekje për të rifilluar procesin e paqes”, ka vlerësuar Mogherini, duke theksuar se vizita e kryeministrit Netanyahu po zhvillohet në një periudhë të rëndësishme.

Më tej, duke vënë theksin se qëndrimi i BE-së në lidhje me zgjidhjen është i qartë, Mogherini është shprehur se, “Zgjidhja e vetme reale është një zgjidhje mes dy shtetesh në kuadër të kufijve të vitit 1967, që të sigurojë që Kudsi të jetë kryeqyteti i të dy shteteve”.

Pasi ka theksuar se duhet të pengohet rritja e tensioneve në rajon, Mogherini ka shtuar së i dënojnë “sulmet me objektiv hebrenjtë si në Evropë ashtu edhe në Izrael”.

Netanyahu: Trump ka paraqitur në mënyrë të qartë vetëm të vërtetat

Ndërkaq, kryeministri izraelit ka shpjeguar se ndodhet në Bruksel pas një ftese nga BE-ja dhe është shprehur se Evropa dhe Izraeli janë “partnerë të rëndësishëm” dhe se ata punojnë bashkërisht për sigurinë, mirëqenien dhe paqen.

Netanyahu poashtu ka thënë se shërbimet e intelegjencës së Izraelit kanë penguar shumë sulme terroriste në territoret e BE-së dhe se ata do të vazhdojnë të punojnë me BE-në në luftën kundër terrorizmit.

“Partneriteti midis Izraelit dhe Evropës ka një rëndësi jetike. Ky partneritet është i rëndësishëm për Izraelin dhe Evropën” ka theksuar Netanyahu.

Ndër të tjera, duke mbrojtur idenë e tij se “që prej 100 vitesh kanë zgjatur dorën e tyre për paqe”, Netanyahu ka pretenduar se përballë kësaj janë sulmuar vazhdimisht dhe ka theksuar se, “Populli i Palestinës mohon praninë dhe historinë e Izraelit. Kudsi ka qenë kryeqytet i popullit të Izraelit prej 3 mijë vitesh”.

Duke vënë në dukje se hebrenjtë nuk e kanë humbur asnjëherë lidhjen e tyre me Kudsin, Netanyahu ka komentuar se: “Por, këto lidhje historike dhe të vërteta po përpiqen të mohohen me vendime qesharake në platformat e Kombeve të Bashkuara, në UNESCO”.

“Trump ka paraqitur në mënyrë të qartë vetëm të vërtetat”, është shprehur Netanyahu, duke mbrojtur idenë e tij se paqja mund të ndërtohet vetëm duke pranuar të vërtetat.

“Unë besoj se edhe pse nuk kemi arritur ende një marrëveshje, të gjitha vendet evropiane do t’i zhvendosin ambasadat e tyre në Kuds dhe do ta njohin Kudsin si kryeqytet të Izraelit” ka shtuar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit