6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mogherini lë ’me gishta në gojë’ kryeministrin e Izrealit

Më të lexuarat

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se pret që vendet e Evropës të ndjekin SHBA-në dhe të njohin Jerusalemin si kryeqytetin e vendit të tij.

Ai ndodhet në Bruksel për bisedime dhe kjo është hera e parë që një kryeministër izraelit e ka vizituar qytetin në më shumë se 20 vjet.

Por shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini thotë se qëndrimi i bllokut mbi këtë çështje është i pandryshuar.

Veprimi i presidentit Trump ka lënë SHBA-në “të izoluar” në një çështje shumë të ndjeshme midis Izraelit dhe palestinezëve.

Duke arritur në Bruksel, Netanyahu përshëndeti sërish vendimin e SHBA-ve, duke shtuar se Jerusalemi ishte kryeqyteti i popullit hebre për 3.000 vjet dhe Trump kishte vënë “faktet drejtpërdrejt në tavolinë”.

“Besoj se të gjitha, ose shumica e vendeve evropiane do të lëvizin ambasadat e tyre në Jerusalem, do e njohin atë si kryeqytetin e Izraelit dhe do të angazhohen fuqishëm me ne për siguri, prosperitet dhe paqe”, tha kryeministri izraelit.

Përveç njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, Presidenti Trump tha gjithashtu se po drejtonte Departamentin Amerikan të Shtetit që të fillonte përgatitjet për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Por, deklarata nuk është mirëpritur nga Mogherini, e cila tha se BE do të vazhdojë të njohë “konsensusin ndërkombëtar” për Jerusalemin.

“Ne besojmë se zgjidhja e vetme reale për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës bazohet në dy shtete me Jerusalemin si kryeqytetin e të dyja palëve.”

Gjithashtu, Mogherini dënoi të gjitha sulmet ndaj hebrenjve kudo në botë.

Para se të nisej në Bruksel, Netanyahu u takua fillimisht me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili e priti në Paris.

Edhe ky i fundit është treguar mjaft i prerë në çështjen më të bujshme aktuale, teksa ka përsëritur qëndrimin e tij lidhur me vendimin e Trump.

Macron kishte paralajmëruar se njohja e Jerusalemit nga SHBA-të si kryeqytet i Izraelit ishte një “kërcënim për paqen”, ndërsa priti kryeministrin e vendit Benjamin Netanyahu në udhëtimin e tij të parë pas vendimit të Trump, që shkaktoi bujë.

Macron tha se i kishte Netanyahu se vendimi i Trump për Jeruzalemin ishte “një kërcënim i paqes dhe ne jemi kundër tij”, si dhe kishte sugjeruar që ngrirja izraelit mbi ndërtimet e vendbanimeve do të ishte një gjest i rëndësishëm, që do të dëshmonte se Izraeli ishte i përkushtuar ndaj paqes.

Nga ana tjetër, Netanyahu u përgjigj se sa më shpejt që palestinezët të njihnin realitetin se Jerusalemi ishte kryeqytet i Izraelit, aq më shpejt do të ketë paqe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit