15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Moderniteti kriminal

Më të lexuarat

JUSTINIAN TOPULLI

Në vitet 90 gjatë luftës së Bosnjës habiteshim sesi mund të ketë qenie njerëzore që të rikthejnë masakrat masive dhe kampet e përqendrimit, mendonim se ato i përkisnin historisë tashmë!
Pas Bosnjës pamë shqiptarët tanë të Kosovës të masakroheshin dhe dëbohen masivisht nga shtëpitë e tyre, dhe vetes i thoshim si ka mundësi që kjo ndodh akoma në fund të shek XX?!
Këto janë vetëm plagë lokale të asaj që ndodhte edhe në vende të tjera nëpër botë…
Ndërsa fillimi i shekullit XXI na dëshmoi se vazhdimi i vrasjeve terroriste, dëbimeve masive, masakrave gjenocidale, edhe mbi gra e fëmijë, pleq e plaka nuk ka të ndalur.
Pikëpamja e darvinizmit social ka dështuar, njerëzit janë po ata, madje moderniteti i ka bërë ata edhe më indiferent e pa të ndjeshëm ndaj dhimbjeve që teknologjia e sotme vrastare shkakton.
Disa thonë se po i kthehemi mesjetës! Me këto që na shohin sytë sot, në fakt mesjeta si për nga mundësitë teknologjike, masiviteti i krimit dhe ndjeshmëria njerëzore do ta përqeshte aktualen moderne me talljen dhe denigrimin që kjo e fundit i ka bërë asaj, ndërkohë që vetë po del se është me zezë, e njëanshme dhe kriminale sesa epoka që la pas, mbi gërmadhat e së cilës ajo i dha legjitimitet vetes.
Rend i kalbur, që veç mirëqenies për disa ka prodhuar po aq edhe më shumë mjerim dhe errësirë njerëzore…
Zot! Jepi fundin edhe kësaj si të tjerat!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit