6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Modelët: Atëherë dhe tash

Më të lexuarat

Pyete ndonjë musliman se kush është modeli-shembulli i tij dhe para se të thotë prindërit e tij ai me plot pasion do të thotë: ‘Profeti, salallahu alejhi ue selam’. Vërtet, ai është shembulli më i mirë për t’u pasuar; ai ishte njeri sikurse ne, tek i cili u shpall Libri (Kur’ani) dhe bindja e tij te Zoti ishte e pakrahasueshme. Ne shpresojmë ta udhëheqim veten sikurse bëri ai dhe të arrijmë shkallën e devotshmërisë të inspiruar nga ajo e tij.

Por veç kësaj, ne shikojmë përreth nesh të famshmit në rolin e modelëve të cilët nuk kanë asgjë të bëjnë me të qenit musliman. Arritjet e tyre numërohen, stili i tyre reklamohet dhe ata shënohen si të hijshëm dhe kopje të vlefshme në sytë tanë. Muslimani shpesh prapset larg, të fshihet sikur frikësohet prej të tjerëve të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me modelin që ne deklarojmë se e kemi.

Ne i shohim yjet e popullarizuara dhe themi, shiko, ajo është e bukur, ka karrierë fitimprurëse, është nënë e mrekullueshme dhe madje humaniste e mahnitshme, ose, ai djalë me trup të bukur fiton miliona dhe punon aq shumë për ta zhdukur varfërinë. Ne i shikojmë ata dhe themi se duam të bëhemi si ata një ditë, pavarësisht nga fakti se ata kanë gabime- ajo veshet në mënyrë provokuese dhe ai tallet me fenë dhe edhe më shumë se kaq-por disi, kjo rrethohet me të gjitha të mirat që duam t’i shohim. Ne fillojmë t’i bëjmë idhuj ata, duke i kopjuar elegancën dhe idetë e tyre, edhe pse në zemrat tona, ne e dimë se sa të këqij janë modelet për ne të cilët deklarojmë se jemi muslimanë, por nuk mund ta gjejmë ndonjë musliman sot aq të famshëm.

Në këtë aspekt, ne habitemi nëse jemi qoftë diku afër gjendjes së profetit tonë të dashur, salallahu alejhi ue selam, i cili u mishërua me suksesin. Si mundem unë, një vajzë e thjeshtë ose djalë, të bëhem musliman i shkëlqyer dhe t’i përcjell gjurmët e tij? Ne harrojmë se kemi qindra modele të tjera të cilat na mësojmë se si të punojmë rrugës së deritanishme të imitimit të modelit të përkryer, Profetit Muhamed.

Nuk na kujtohet ndonjë djaosh i cili drejton ndonjë ushtri për ta mbrojtur besimin e tij në ndonjë vend të largët. Nuk na kujtohet ndonjë vajzë e cila u bë një dijetare e njohur fetare e të gjitha kohëve. Nuk i kopjojmë ata burra dhe gra të besimit tonë, Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun; Hatixhen, Fatimen, Ajshen dhe Esmën. Tregimet e njerëzve shembullorë të cilët çuan jetë shembullore- mbretëresha e cila e kundërshtoi hapur Faraonin duke besuar në një Zot, djali i cili e pranoi jetën e tij si sakrificë për Allahun nga babai i tij, njerëzit të cilët vullnetarisht u hodhën në zjarr për shkak të besimit në Zotin e tyre- janë të gjithë të humbur në historinë tonë. Kështu që, sot, ne s’kemi askë ta respektojmë ose të matemi sepse tregimet tona të gjumit nuk janë këta por karakteret e Disnit.

Dhe, është e vërtetë se ne mundemi, pa pretendim, pa lëvdata individuale që t’i hijeshojnë kronikat tona me praninë e tyre. Të rinjtë sot kanë nevojë t’i kujtojnë ata njerëz si këta që ecin dhe flasin midis nesh, bile më shumë. Neve na duhen udhëheqës të cilët praktikojnë Islamin besnikërisht dhe arrijnë suksese në këtë botë, gjithashtu. nëse nuk shohim ndonjë shembull në mesin tonë në këtë kohë dhe në këtë moshë, ne mund të konstatojmë gabimisht se Islami nuk mund të praktikohet në këtë kohë. Dhe, asgjë s’mund të jetë më përpara se e vërteta.

Por, derisa ekziston preferenca e Musab ibn Umerit, Kansës dhe të tjerëve si shembull për t’i ndjekur për ata që vijnë pas tyre, sot, ne jemi pa ndonjë personalitet musliman i cili praktikon besimin e tij me krenari dhe nuk e harron pjesën e tij në këtë botë në epokën e cila vazhdimisht bën zbulime në fushën e teknologjisë. Në kontrast, e kaluara e freskët përmbyset zymtë me muslimanët të cilët nuk e praktikojnë besimin e tyre dhe janë shkatërruar nga dështimet e tyre. Pothuajse nuk kemi askend në dekadat e fundit që mundemi, si të rinj, ta respektojmë dhe të mahnitemi me aftësitë dhe njohuritë e tij prej një dijetari, ose një grua të mbuluar e cila ka treguar sukses duke ndjekur Islamin. Në këtë mënyrë, ne dorëzohemi para pamjeve mbizotëruese se duhet ta vendosësh fenë anash për të pasur sukses, si vepruan dhjetëra prej qindra ‘idoleve’ të famshme në mesin e të rinjve sot.

Më trego atë musliman i cili sot punon për fenë dhe sukseset e kësaj bote, pa rrezikuar të parën dhe do t’u tregoj shumicën e të rinjve të cilët do të mundohen të bëhen si ai.
Në mënyrë ideale, dashtë Allahu, sikur shembulli ynë i vërtetë-Profeti, salallahu alejhi selam, vet.

Marrë nga revista: ‘Jumuah’
Përktheu: Fexhrie Kaçiu/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit