10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mjeku tridhjetëvjeçar mund të bëhet guvernatori i parë musliman në SHBA

Më të lexuarat

Mjeku tridhjetëvjeçar mund të bëhet guvernatori i parë musliman në SHBA

Tridhjetëvjeçari Abdurrahman Mohamed el-Sayed, mjek dhe aktivist i shëndetit publik, mund të bëhet guvernatori i parë musliman në SHBA, pasi ka shpallur kandidaturën e tij në Miçigen, shtet ky në veri të SHBA-ve

I lindur në Gratiot County në vitin 1985 nga prindërit e emigruar nga Egjipti, mjek i ri është i njohur për arritjet dhe përkushtimin e tij në transformimin e departamentit të shëndetit në Detroit, si drejtor i këtij Departamenti nën administrimin e kryebashkiakut të Detroitit, Mike Duggan,
Ai në deklaratën e tij në lidhje me kandidaturën thotë: “Jam kandiduar sepse besoj se do mund të jem guvernatori më i mirë i Miçigenit, pa marrë parasysh se a jam apo nuk jam musliman. Për mua besimi ka shumë rëndësi, sepse e njëjta vlen edhe për shumë amerikanë dhe qytetarë të Miçigenit”, duke theksuar se edhe pse vlerat islame janë në qendër të punës së tij, prioritet kryesor do të jetë shërbimi për qytetarët.
Nëse arrin të zgjidhet, Sayed do të jetë guvernatori i dytë më i ri i zgjedhur ndonjëherë, pas Bill Clintonit i cili në vitin 1978 u zgjodh si guvernatori më i ri në SHBA ndonjëherë, dhe “guvernatori i parë musliman”.
Ndryshe, Sayed u diplomua me “sukses të lartë” në vitin 2007 nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Miçigenit, teksa në vitin 2009 fitoi gradën magjistër në Universitetin Columbia dhe gradën doktor në fushën e shëndetit publik në Universitetin e Oxfordit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit