Mjeku rus vret me grusht një pacient, pamjet tronditëse bëjnë xhiron në internet

0
176

Kjo video, që po bën xhiron në internet tregon momentin kur një mjek rus qëllon me grusht nje pacienti, i cili më pas ndërron jetë.

Ngjarja ndodhi në spitalin e Belgorodit, 560 km në jug-perëndim të Moskës. Kirurgu Ilia Zelendinov shihet të hyje më rrëmbim në dhomën e konsultave, ku gjendet pacienti, 56-vjecar Jevgeni Bakhtin, i cili më herët kishte ngacmuar një infermiere.

Sic raportojnë mediat, mjeku i revoltuar nga veprimi i pacientit, pasi e kap per ta nxjerre jashtë me dhunë, e qëllon me grusht në fytyre 56- vjeçarin, i cili nga goditje bie në dysheme.

Shkaku i vdekjes së 56-vjeçarit ishte: Traumë e kafkës dhe e trurit nga goditja në dysheme. Pasi godet pacientin, ai qellon me tërbim edhe një person tjetër që e shoqëronte.

Mjeku u shkarkua nga detyra, por nuk u ndalua nga policia, e cila nisi hetimet vetem pasi videoja u publikua në internet.   Ai dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e pacientit si pasojë e neglizhencës dhe mund të dënohet deri në dy vjet burg.