6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mjeku nga Gjakova që u shërua nga COVID-19: I lumtur që ndërpreva zinxhirin infektues

Më të lexuarat

Mjeku nga Gjakova, Jetish Jetishi, ka bërë të ditur se dje është liruar nga nga Klinika e Infektives si i shëruar nga COVID-19.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka shfrytëzuar rastin t’i falënderojë të gjithë personat që i ofruan ndihmë në çfarëdo forme, njofton Klan Kosova.

Sidoqoftë ai ka thënë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë për kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin, pasi që sipas tij, nuk e ka telefonuar për ta pyetur për gjendjen e tij shëndetësore apo financiare.

“Do të kisha pasur dëshirë të shpreh falënderime edhe për Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe strukturat e Komunës, por nuk mund ta bëj një gjë të tillë meqenëse nuk e kanë parë të arsyeshme te ma bëjnë një telefonatë për të pyetur për gjendjen time shëndetësore apo nevojat e familjes sime të cilët kanë qëndruar 2 javë të izoluar”.

“Shembull duhet të marrin tek Kryetaret e Komunave të Vitisë dhe Malishevës të cilët pandërprerë janë interesuar për pacientet dhe familjaret e tyre”.

“Miq të nderuar, jam infektuar në krye të detyrës në Repartin e Emergjencës dhe jam shumë i lumtur që falë respektimit të masave të rekomanduara të IKSHP, kam arritur të ndërpres zinxhirin infektues dhe me ketë rast nuk kam infektuar asnjë nga bashkëqytetaret e Komunës së Gjakovës dhe koleget e Spitalit ‘Isa Grezda’ Gjakovë”.

“Gjithë të sëmurave ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërsa gjithë tjerëve, ju këshilloj ti respektoni rekomandimet e IKSHP dhe me ketë rast ti kurseni jetët e të moshuarve dhe mantel-bardhët”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit