6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mjeku dhe taxi

Më të lexuarat

Kur isha student, kërkova një taksi dhe pa e zgjatur hipa në vendin e parë, përbri shoferit. Akoma pa e mbyllur mirë derën e taksisë, vjen një burrë i bëshëm, e hapi derën dhe pa folur as dhe një fjalë të vetme më kapi për robash me më ngriti lart si një fije kashtë, duke më nxjerrë jashtë makinës.

Mandej, ai hipi në taksi. Bashkë me të hipi dhe një person tjetër, që mesa duket ishte shoqëruesi i tij.
Pasha Zotin po të më kishte kërkuar të zbrisja do të kisha zbritur pa e zgjatur, por ajo sjellje agresive më ofendoi shumë. Mu duk vetja e pavlerë, sikur të isha një mizë dhe jo njeri. Betohem në Zot se po të kisha pasur ndonjë armë do e kisha qëlluar pa hezitimin më të vogël.

Kurrë në jetën time nuk kam provuar ofendim më të rëndë.
Një student mjekësie ulet në vendin e parë të një taksie, vjen një burrë si një përbindësh, e kap për rrobash dhe e hedh jashtë, për tu ulur vetë në vendin e tij dhe për tu larguar pa e vrarë fare mendjen.
Taksia u largua, ndërkohë unë mbeta si i tromaksur nga ajo që ndodhi.

Mezi e mblodha veten.
Pa kaluar shumë erdhi një taksi tjetër dhe unë hipa e u nisa për në destinacionin tim.

Gjatë rrugës pamë një aksident automobilistik të rëndë.
Zbritëm që tu japim ndihmën e parë personave brenda makinave.
Kur dola jashtë, mbeta i shtangur në vend dhe nuk lëvizja dot. Para meje ndodhej taksia nga e cila isha nxjerrë me dhunë, e përmbysur dhe me rrota përpjetë.

Të gjithë personat brenda saj kishin vdekur.
Në atë çast i gjithë shiriti i jetës më kaloi para syve. Gjithçka ndryshoi në ato pak sekonda. Bashkë me taksinë u përmbysën dhe ndjenjat e mia të tendosura deri atëherë. Nga ajo tronditje e thellë psikologjike dhe ofendim i paparë, fillova të falënderoj Zotin që më kishte shpëtuar! Ndërmend më erdhi një pasazh nga Kurani:”Mund ta urreni diçka, ndërkohë që ajo është në të mirën tuaj!”

Pershtati: Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit