7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mjekët muslimanë në kohën e pandemisë: agjërim, apo jo?

Më të lexuarat

Nga Spencer Mestel

Dr. Ahmed Hozain synon të zgjohet rreth orës 4 të mëngjesit për të filluar agjërimin. Për 15 orësh, ky kirurg dhe studiues 32-vjeçar në transplantin e mushkërive planifikon të përmbahet nga ngrënia, pirja, e tjetërccka, ndërkohë që është i angazhuar me detyra ditore, të cilat tani përfshijnë kujdesin ndaj më shumë se 10 pacientëve me Covid-19 në njësinë e kujdesit intensiv në një spital të Brooklyn, ku ai punon.

Hozain agjëron që në moshën 10 vjeç dhe megjithë këtoditë janë më të vështira se të tjerat, ai në përgjithësi ndihet mirë. Ai është mendërisht më i mprehtë dhe nuk shpreh shetësim për lodhje. Edhe në vitet e para të punës, kur papritmas do të thirrej në dhomën e urgjencës teksa priste fundin e agjerimit, ndodhte ta zgjaste për një ose dy orë.

Por për shkak të rraskapitjes së luftimit të pandemisë, a është ky viti më i vështirë për të, pra Ramazani më i vështirë?

“Do vijojë si gjithmonë”, thotë ai, pa e diskutuar vijimin e agjerimit.

Myslimanët nëpër botë po përpiqen të kuptojnë se si do t’i përshtatin praktikat e tyre fetare në një realitet të ndryshuar rrënjësisht gjatë muajit të Ramazanit.

Në mars, Task Force Kombëtare e Myslimanëve lëshoi ​​një deklaratë ku apeloi më shumë se 3.4 milion muslimanë në SHBA që të ndjekin protokollet lokale për karantinë dhe distancë sociale dhe kërkuan që lutjet e zakonshme të ndërpriten.

“Unë nuk di për asnjë xhami në Amerikë që të jetë aktualisht e hapur,” thotë Edëard Ahmed Mitchell, drejtori ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Ameriko-Islame.

“Dhe ato pak që kanë vonuar mbylljen për një javë ose më shumë, përfundimisht janë mbyllur.”

Nga njëra anë, këto mbyllje prishën rëndë traditën e Ramazanit, kur muslimanët ndërpresin agjërimin si komunitet. Por dhe rreziku i një pandemie është pjesë e themelit të besimit.

Islami ka mekanizma zgjidhjeje për ccdo situatë, duke urdhëruar në këtë rast qëndrimin në shtëpi dhe kryerjen aty të të gjitha riteve. Ramazani nuk kërkon që muslimanët të luten në xhami e njëherësh të riskojnë në shëndet.

“Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, mësoi duke thënë që “nëse shpërthen njjë sëmundje ngjitëse në vendin tuaj, nuk duhet të shkonit askund. Dhe nëse sëmundja shpërthen diku tjetër, mos shkoni atje”, thotë Mitchell.

“Islami na mëson se mbrojtja e jetës njerëzore është përparësia numër një”, thotë Mitchell. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit