11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mjekët e Kanadasë në protestë: Mos na rrisni rrogat, paguhemi shumë!

Më të lexuarat

Më shumë se 500 doktorë si dhe 150 studentë të mjekësisë në Kanada kanë nënshkruar një letër publike për të protestuar rritjen e pagav

“Ne, doktorët e Quebec-ut, që besojmë në një sistem publik të fuqishëm, kundërshtojmë rritjen e fundit të pagave të negociuara nga federatat tona mjekësore” shkruhet në letër.

Grupi i doktorëve shprehet se ata janë të ofenduar që ata morën rritje pagash në një kohë kur infermierët dhe pacientët kanë vështirësi.

“Këto rritje pagash janë shokuese pasi infermieret tona, nëpunësit dhe profesionistë të tjerë po përballen me kushte pune të vështira, ndërsa pacientët tanë jetojnë me mungesën e aksesit ndaj shërbimeve të kërkuara për shkak të shkurtimeve drastike gjatë viteve të fundit dhe centralizimin e pushtetit në Ministrinë e Shëndetësisë” shkruhet më tej në letrën e tyre.

Doktorët dhe studentët e mjekësisë kërkojnë që paratë që janë përdorur për rritjet e pagave të tyre të kthehen në sistem.

“Ne besojmë se ekziston një mënyrë për të shpërndarë burimet e sistemit shëndetësor të Quebec-ut për të promovuar shëndetin e popullsisë dhe për të përmbushur nevojat e pacientëve. Ne doktorët e Quebec-ut kërkojmë që rritjet e pagave të doktorëve të anulohen dhe që burimet e sistemit të shpërndahen për të mirën e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe për të ofruar shërbime shëndetësore për popullin e Quebec-ut” vijon më tej letra e tyre.

Një doktor në Kanada paguhet mesatarisht 260,924 $ (339,000 $ kanadezë) në vit për shërbimet klinike nga Ministria e Shëndetësisë, sipas një raporti të Institutit Kanadez për Informacionin Shëndetësor të publikuar në shtator të 2017. Doktori i familjes paguhet mesatarisht 211,717 $ (275,000 $ kanadezë) për shërbimet klinike ndërsa një kirurg specialist paguhet 354,915$ (461,000 $ kanadezë), sipas të njëjtit raport.

Sakaq kostoja e shkollës mjekësore në Kanada subvencionohet nga qeveritë e provincave, sipas Shoqatës së Fakulteteve të Mjekësisë të Kanadasë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit