Mjalti lufton ulçerën në stomak!

0
60

Personat që vuajnë nga ulçera e stomakut duhet të nisin të konsumojnë çdo ditë nga 4 lugë mjaltë. Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulçerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret rregullisht çdo ditë me të paktën 4 lugë çaji.

Mjalti ka në përbërje të tij elementë, të cilët kanë efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastron ato, dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme.

Personat më të prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por një shkak dijetik dihet ngase ulçera, në shumë raste është e pranishme tek personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Por tek mjaft njerëz të tjerë edhe pse nuk janë konsumues të pijeve alkoolike është e shprehur.

Simptomat e saj janë një dhimbje gërryese e lukthit, gjatë shumicës së kohës dhe pothuajse pas cdo lloj ushqimi.