1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mitrovica veriore edhe me Kuvend të Përkohshëm

Më të lexuarat

Embrioni i Mitrovicës veriore nuk do të zërë fill vetëm me Zyrën Administrative të themeluar me vendim të Qeverisë këtë javë. Pas saj do të pasojë edhe konsolidimi i një Kuvendi të Përkohshëm.

Kuvendit nuk do t’i jepet menjëherë emërtimi i tillë, me synimin për të evituar refuzimin e serbëve të veriut të Mitrovicës për t’u përfaqësuar në të, e të cilët vazhdojnë të mbajnë lidhje të forta me Serbinë dhe të mos njohin autoritetin e shtetit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore. Pararendës do ta ketë këshillin konsultativ. Përgatitjet për ta formuar këtë organizëm tashmë kanë nisur.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka shpallur një konkurs për zyrtarë mbështetës të “Kuvendit të Përkohshëm”. Zyrtari do të ndihmojë udhëheqjen e Kuvendit në hartimin e dokumenteve dhe në çështjet tjera administrative që lidhen me rendin e ditës të propozuar për çdo seancë. Po kështu ai do të ndihmojë në përgatitjen teknike, si dhe do të merret me punë administrative dhe me aspekte teknike e shërbime të tjera logjistike për seancat./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit