6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mitet rreth ushtrimeve

Më të lexuarat

Ushtrimet janë forma më e mirë përmes së cilës mund ta mbani trupin të fortë, të hollë dhe vital. Mirëpo ka forma të shumta të rekreacionit, ashtu që është shumë me rëndësi që ta zgjidhni atë që do t’ju përshtatet.
Në mënyrë që të mos u nënshtroheni informatave të gabuara që mund t’jua humbin kurajën, ju sjellim pesë të pavërtetat më të shpeshta në lidhje me ushtrimet:

Ecja nuk është e dobishme sikurse vrapimi
Nëse vrapuesi dhe ai që ec përshkojnë largësinë e njëjtë, do të djegin përafërsisht të njëjtën sasi të kalorive. Hulumtimet kanë treguar se kohëzgjatja dhe vazhdimësia i ushtrimeve janë më të rëndësishme se intensiteti i tyre.

Ushtrimet shtojnë apetitin
Përkundrazi. Me anë të ushtrimeve arrihet efekti i kundërt. Nëse vraponi apo ecni në ambient të hapur, dhe jo në ambient të klimatizuar, temperatura e lartë të cilën e liron trupi do ta zvogëlojë apetitin.

Të gjitha kaloritë janë njësoj
Kaloritë janë “karburant” që vijnë nga karbohidratet, proteinat dhe yndyrat, të cilat gjendet në ushqime të ndryshme. Nëse dëshironi të humbi kilogramët e tepërt shmangni ushqimet, siç janë pastat, orizi dhe ëmbëlsirat, sidomos në orët e vona.

Dieta mjafton për mbajtjen e peshës trupore
Me anë të reduktimit të ushqimit do të zvogëloni koeficientin e ushqimit të konsumuar, mirëpo përmes ushtrimeve problemi juaj do të zgjidhet gjithmonë. Me anë të ushtrimeve do t’i zhvilloni muskujt, do t’i zvogëloni yndyrat në organizëm dhe do ta tendosni lëkurën.

Nuk ka kohë ideale për ushtrime
Nëse dëshironi t’i eliminoni kilogramët e tepërt, rekomandohet që ta filloni ditën me ushtrime trupore, sepse në orët e mëngjesit trajnimi ka efekt më të madh dhe shton nivelin e energjisë, e cila do t’ju duhet gjatë ditës. Ushtrimet mëngjesore aktivizojnë metabolizmin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit