12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Mitet e gabuara rreth intimitetit pas moshës 40-vjeçare

Më të lexuarat

Për të gjithë ata që për nga dëshira dhe aktiviteti seksual, e kanë barazuar moshën 40-vjeçare me mosha të mëdha, vjen një tjetër teori e mbështetur mbi kërkime: barazojini femrat 40 vjeçare me ato 30.

Mbi idenë e krijuar tani, mund edhe të fajësohen promovuesit e “revolucionit seksual” të cilët promovojnë modele të reja në moshë kudo me qëllim të degradimit moral, nxitjes së divorceve, shkeljes së kurorës dhe nxitjes së joshjes së pakontrolluar. Këto mitet mbi seksualitetin femëror i kanë nxitur edhe përmes filmave, ku rolet më tërheqëse u jepen femrave shumë të reja.

Të gjithë kanë harruar se çfarë do të thotë një femër e vërtetë dhe plot sharm, këtë herë në moshën 40-vjeçare dhe akoma e re.

“Për shkak të arsyeve nga më të ndryshmet, është besuar në heshtje se vetëm të rinjtë mund të kenë jetë aktive intime”, shprehet Maureen McGarth, një instruktor i shëndetit seksual.

Ky mit i pavërtetë, nuk duhet kurrsesi të vazhdojë të mbizotërojë në mendjet e njerëzve. Ja cilët janë 8 mitet e gabuara mbi seksin dhe moshën.

1. Me kalimin e kohës nuk keni më nevojë për seks. E vërteta është se pas rritjes së fëmijëve dëshira seksuale nuk është më e njëjta. Ajo nuk është e së njëjtës kategori me të ngrënit apo ujin, por nuk duhet nënvlerësuar kurrsesi. Kjo nuk do të thotë që ju me mbushjen e moshës 40-vjeçare duhet të hiqni dorë nga kënaqësitë seksuale dhe as se trupi juaj ka nevojë për më pak kënaqësi. Dobitë që seksi i sjell shëndetit, nuk duhen hedhur poshtë, edhe në këtë moshë.

2. Shtimi në peshë ju bën të padëshirueshme. Një gjë të rëndësishme duhet të mbani mend në lidhje me seksin, ai nuk ka të bëjë me mënyrën sesi dukesh, por edhe me mënyrën sesi ndihesh. Për këtë arsye krijoni mure më të larta vetëbesimi dhe mos e lini pamjen tuaj të jashtme t’ju shqetësojë dhe privojë nga kënaqësia seksuale. Në moshën 40-vjeçare e lart, ju keni avantazhin e të njohurit të trupit më mirë sesa në moshë të re, kështu që mund ta menaxhoni atë më mirë. Nëse asnjë nga këshillat më lart nuk ju ngushëllon, atëherë sipas mundësive filloni të bëni disa ushtrime.

3. Trupi juaj e ka humbur seksualitetin gjatë menopauzës. Dr. Sebastian argumenton në lidhje me këtë mit se pavarësisht se trupi femëror ndryshon gjatë menopauzës, kjo nuk do të thotë se ai bëhet më pak seksual. Një trup në ndryshim e sipër nuk është më pak i dëshirueshëm. Është e vërtetë se ndodhin ndryshime si cikli menstrual i parregullt, ndryshimet e shpeshta të humorit dhe mungesë e lubrifikimit vaginal, por këto nuk duhet të jenë aspak pengesë për të shijuar jetën seksuale. Duke shmangur aktivitetin seksual, ju mund të jeni duke i përkeqësuar gjërat.

4. Jeni shumë të lodhura për të bërë marrëdhënie intime. Një gjë është e sigurt, që nuk jeni më aq të “ndezura” sa në moshën 20-vjeçare, por kjo nuk e bën fjalën “jam e lodhur” një justifikim të drejtë. Nëse jeni në mënyrë kronike pa asnjë energji, atëherë drejtojuni mjekut, pasi mund të keni tiroide ose anemi, në të kundërt, po të shtireni atëherë do ta ulni shumë nivelin e dëshirës seksuale. Një tjetër mënyrë për të zgjidhur këtë problem është të shijoni aktin seksual përpara se të bëni aktivitete që do t’ju lodhin.

5. Nuk është e nevojshme të mbroheni nga lindjet e padëshiruara. Është e vështirë të përcaktohet me saktësi momenti kur trupi juaj do të pushojë ovulimin e vezëve, ndaj mos jeni shumë të sigurta se pas moshës 40-vjeçare humbet rreziku i shtatzënisë së padëshiruar. Historia ka treguar se shumë femra kanë lindur fëmijë surprizë të ngjizur në të 40-tat e tyre. Për të qenë më të sigurta me këtë fakt, ju këshillohet të vizitoheni te një mjek në mënyrë që të keni rezultate më të sigurta.

6. Është normale të ulet dëshira seksuale. Kjo jo vetëm që nuk është e vërtetë, por mund të jetë edhe e anasjella. Nëse me arritjen e një moshe të caktuar, dëshirat dhe fantazitë tuaja seksuale bien në mënyrë drastike, kjo vjen nga ndonjë problem shëndetësor si sëmundja e tiroideve apo ndonjë lloj kanceri. Përveç këtyre problemeve, nënvetëdija juaj, nuk ka asnjë arsye përse të mos kërkojë më shumë kënaqësi seksuale dhe vëmendjen e burrit. Në moshën ku jeni, mund edhe të mjaftoheni me një akt seksual një herë në muaj.

7. Fantazia është shuar prej moshës. Mund të jeni të mërzitura nga rutina e marrëdhënies suaj me partnerin, por mosha juaj nuk ju pengon aspak.

8. Shumë vonë për ta çuar kënaqësinë deri në fund. Për shumë arsye, ka mundësi që në jetën tuaj të mos keni pasur atë që në gjuhën e studiuesve të seksit quhet “orgazma perfekte”, por kjo nuk do të thotë se nuk e keni më atë mundësi. Një rast tregon për një grua që arriti të kishte orgazmën ideale vetëm pas lindjes së fëmijës së dytë. Mos e torturoni veten me idenë e moshës dhe plakjes, jetojeni jetën tuaj seksuale dhe kënaquni përpara se të jetë shumë vonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit