11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Miss Australia një bukuroshe muslimane, shumë urrejtje ndaj saj!

Më të lexuarat

Para dy jave, Esma Voloder, një 25 vjeçare Muslimane Australiane u zgjidh Miss Bota nga Australia

Por origjina e saj është se ajo është nga Bosnia. Ajo së bashku me familjen e saj kishin ikur nga lufta e Bosnies për tu vendosur në Australi. Por pas zgjedhjes së saj Miss World Australia, kanë filluar sulme në drejtim të saj duke thënë se ajo nuk i përfaqëson ata.

Pse?

Sepse ajo është Muslimane.

Drejtori i nacional i Miss World Australia ka thënë se ka marrë shumë thirrje për ta ndërruar misin e zgjedhur, përcjell KohaIslame.

“Kemi shumë thirrje, njerëzit janë duke na thënë gjëra të tmerrshme” ka thënë Deborah Miller. Por ai është përgjigjur: “Ne besojmë se Esma është një grua e fortë dhe përfaqëson një Australi multikulturore”.

Pas shumë sulmeve, Voloder nuk përtoj të u kthehenë përgjigje të fuqishëme.

“Jeta është e shkurtër për negativitet” ka thënë ajo.
Ajo gjatë ceremonisë së zgjedhjes së saj: “Islami që unë njoh, ai që është në Kuran, unë nuk e lidh me asnjë nga aktet e dhunshme që janë duke ndodhur në botë. Njerëzit priren të fajësojnë fenë për mizoritë që po ndodhin, por nëse e bëjmë këtë, marrim përgjegjësi nga individët “.

“Shumë gjëra janë keqinterpretuar në lidhje me Islamin. Mendoj se është krijuar një kategori që nuk është vërtet ajo që Kur’ani i promovon. Besoj se Islami ka të bëjë me paqen, unitetin, begatinë dhe përfshirjen”, shtoi ajo./KohaIslame.com./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit