12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Mishi i pulës ka më së shumti lloje të E. Coli

Më të lexuarat

Bakteri Escherichia Coli, i cili shkakton rreth 70 për qind të infeksioneve urinare vjen nga mishi i pulës, tregon studimi i Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve CDC.

Për shkak të numrit të madh të antibiotikëve me të cilat trajtohen pulat, në to zhvillohet një lloj rezistent i bakterit E. Coli, i cili në organizëm hyn me ngrënien e mishit dhe shkakton infeksione të dhimbshme.

Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë besuar që infeksionet e dhimbshme urinare të cilat çdo ditë prekin miliona femra në botë vijnë nga vetë zorrët e njerëzve, por analiza e mostrave të mishit në treg ka treguar të kundërtën, bën të ditur FoxNews.

Shkencëtarët kanë analizuar disa lloje të ndryshme të mishit, nga ai i pulës, derrit dhe lopës dhe kanë vërtetuar që në mishin e pulës ka më së shumti lloje të E. Colit rezistent në antibiotikë, ndërsa ato baktere nuk hyjnë në organizimin njerëzor gjatë përgatitjes së ushqimit, por vetëm me ngrënien e mishit i cili përmban baktere.

Supozohet që pula ka më së shumti E.Coli për shkak të sasisë së madhe të antibiotikëve me të cilat ushqehen zogjtë e pulës, që të rritet prodhimtaria dhe rendimenti i tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit