6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mishi i derrit i ndaluar

Më të lexuarat

Përse në Islam ndalohet ngrënia e mishit të derrit?

Fakti se konsumimi i mishit të derrit është i ndaluar në Islam është çështje e njohur. Pikat në vazhdim shpjegojnë disa aspekte të ndryshme të kësaj ndalese juridike:

1. Ndalimi i ngrënies së mishit të derrit në Kuran
Libri i Shenjtë, Kurani, ndalimin e mishit të derrit, e përmend jo më pak se në pesë vende të ndryshme të Kuranit. Vargu kuranor që ndalon konsumimin e këtij mishi, ka ardhur në ajetet vijuese të këtyre kaptinave: 2:173, 5:3, 6:145 dhe 16:115.

“Është e ndaluar për ju ngrënia e cofëtinës, e gjakut, e mishit të derrit, e mishit të kafshës që është therur jo në emër të Allahut, e mishit të kafshës së mbytur lidhur në fyt, e mishit të kafshës që është rrahur dhe ka ngordhur, e mishit të kafshës që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera, e mishit të asaj që është kafshuar nga egërsirat – përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin. Gjithashtu, është e ndaluar për ju edhe ngrënia e mishit të kafshëve që janë therur për nder të idhujve apo për të kërkuar fatin në fall. Të gjitha këto që u përmendën, janë gjynah. Sot, dëshpërohen ata që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju largojnë prej fesë suaj. Mos u frikësoni prej tyre, por kini frikë prej Meje! Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. Por kushdo që është i shtrënguar nga uria (dhe ha çfarë është e ndaluar), pa pasur qëllim të bëjë gjynah, do ta shohë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.”[1]

Ajetet e mësipërme të Kuranit Fisnik janë të mjaftueshme për ta siguruar muslimanin se përse mishi i derrit është i ndaluar.

2. Mishi i derrit i ndaluar në Bibël

I krishteri duhet të ketë prirje që të jetë i bindur në shkrimet e shenjta të fesë së tij. Bibla e ndalon përdorimin e mishit të derrit. Në librin e Leviticus thuhet: “dhe derrin, edhe pse ai i ndan shputat (e këmbëve) dhe me shputë të çalë, ai prapë e ka të përtypur ushqimin; ai nuk është i pastër për ju” – Nga mishi i tyre ju nuk duhet të hani dhe cofëtinën e tyre nuk duhet ta prekni, ata janë të papastër për ju” [Leviticus 11:7-8].

Mishi i derrit ndalohet në Bibël, gjithashtu, edhe në librin e Deuteronomit, citati [Deuteronomi 14:8].

Ndalim i ngjashëm përsëritet në Bibël në librin e Isaia-së kapitulli 65 verseti 2-5.

3. Konsumimi i mishit të derrit shkakton një sërë sëmundjesh

Të tjerët jomuslimanë dhe ateistë, do pajtohen vetëm nëse binden përmes arsyes, logjikës dhe shkencës. Ngrënia e mishit të derrit mund të shkaktojë hiç më pak se shtatëdhjetë lloje të ndryshme sëmundjesh. Njeriu mund të ketë (fitojë) një sërë krimba zorrësh si krimba të rrumbullakët, krimba të hollë-me kokë, krimba të zgjatur, etj. Njëri prej më të rrezikshmëve është Taenia Solium, i cili në terminologji quhet shirit. Ai gjen strehim në zorrë dhe është shumë i gjatë. Vezët e tij, hynë në qarkullimin e gjakut dhe mund të arrijë gati të gjitha organet e trupit. Nëse hyn në tru mund të shkaktojë humbje të memories. Nëse hyn në zemër mund të shkaktojë sulme zemre, nëse hyn në sy mund të shkaktojë verbëri, dhe nëse hyn në mëlçi mund të shkaktojë dëme në të. Ai mund t’i dëmtojë pothuajse të gjitha organet e trupit.

Tjetër krimb zorre i rrezikshëm është edhe Trichura ‘Tichurasis’. Është e përhapur ideja e gabuar rreth mishit të derrit se nëse zihet mirë, këto vezë vdesin. Në një projekt hulumtues të bërë në Amerikë, është zbuluar se nga njëzetekatër persona që vuajnë nga Trichura ‘Tichurasis’, njëzet e dy prej tyre, e kanë zier mishin shumë mirë. Kjo tregon se vezët që gjenden në mishin e derrit nuk vdesin në temperaturën normale të zierjes.

4. Derri ka substancë trashësie 

Derri ka shumë pak substancë muskulore dhe përmban tepër shumë trashësi. Kjo trashësi depozitohet në enë dhe mund të shkaktojë hipertension dhe sulm në zemër. Nuk është për tu çuditur se mbi 50% e amerikanëve vuajnë nga hipertensioni.

5. Derri është njëra prej kafshëve më të fëlliqura në tokë

Derri është njëra prej kafshëve më të fëlliqura në tokë. Jeton dhe rritet në ndyrësi, fekale dhe fëlliqësira. Është pastruesi i fëlliqësirave më i miri që unë e di se ka krijuar Zoti. Në fshatra që nuk kanë tualete moderne dhe fshatarët sekretohen në vende të hapura. Shumë shpesh sekretimet pastrohen nga derrat.
Dikush ndoshta argumenton se në vendet e zhvilluara si Australia, derrat mbahen e ushqehen në kushte shumë të pastra e higjienike. Edhe pse në këto kushte higjienike, derrat mbahen së bashku (kope) në stallë. Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqesh t’i mbash pastër, ata janë të fëlliqtë nga natyra. Ata hanë dhe i kënaqen jashtëqitjes së vet dhe të tjerëve afër tyre.

6. Derri është kafsha, e cila nuk ka aspak turp

Derri është kafsha më e paturp në sipërfaqen e tokës. Është e vetmja kafshë që fton shokët e vet të kenë marrëdhënie intime me të dashurën e vet. Në Amerikë, shumica e njerëzve konsumojnë mishin e derrit. Shumë herë pas mbrëmjeve të vallëzimit, ata kanë shkëmbime mes grash; p.sh. shumë prej tyre thonë: “fli ti me gruan time dhe unë do fle me gruan tënde.” Nëse ha derra, atëherë sillesh si derrat. Ne indianët e gjykojmë Amerikën si shumë të zhvilluar dhe të sofistikuar. Çfarëdo që ata bëjnë, ne i pasojmë pas disa vitesh. Sipas një artikulli në revistën Islandë, kjo praktikë e shkëmbimit të grave është bërë e zakonshme në shumë rrethe të Bombejit.

Dr. Zakir Naik
Përktheu nga gjuha angleze: Mr. Fehim Dragusha
19.7.2009

 

[1]) El-Maideh (5), ajeti; 3.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit