Ministrja e Arsimit të Shqipërisë mbyll një shkollë të myslimanëve

0
699

Besa Shahini, Ministraje Arsimit të Shqipërisë që vie nga Kosova, e ka nxjerrë fytyrën e vet prej Islamofobe. Ajo së fundi ka dhënë urdhër për mbylljen e shkollës 9 vjeçare Visare në Kavajë, që udhëhiqet nga Sulejman Rrustemi.

Kjo është bërë me motivin se shkolla është shkollë fetare dhe i detyron vajzat e mitura të mbajnë shaminë.
Për këtë ka reaguar drejtori i kësaj shkolle Sulejman Rrustemi, duke e sqaruar të vërtetën dhe si ka filluar padinë gjyqësore ndaj ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini.

Ky është shkrimi i plotë i Sulejman Rrustemit: ”

Nëpërmjet medies kam mësuar se znj. Besa Shahini ka firmosur me datë 30 Maj 2019 mbylljen e shkolles 9-të Vjeçare Visare pas një inspektimi paragjykues dhe diskriminues duke pretenduar se institucioni ynë detyron vajzat e mitura të praktikojne fenë dhe përgjatë orarit mësimor zhvillojmë orë fetare dhe jo programin mësimor sipas kurrikulës së miratuar të Ministrise së Arsimit.

Për sa më lart dëshiroj të ve në dijeni prindërit dhe të gjithë të interesuarit e këtyre ditëve se ky vendim është tërësisht i padrejtë dhe paragjykues sepse në institucionin Visare që prej shumë vitesh që nga dita e themelimit e deri më sot është zbatuar me rigorozitet ligji për arsimin parauniversitar dhe nuk ka ndodhur qoftë edhe një orë të vetme.

Grupi i inspektimit gjatë periudhës së kontrollit ka ushtruar presion por edhe është sjellë si në hetuesinë e kohës së monizimit duke intervistuar nxënëset për njohuritë fetare dhe arsyet e praktikimit të fesë nga nxënëset e shkollës sonë. Për koinçidencë të fatit, ditën që kanë ardhur inspektorët në ambientet e shkollës kam pasur vajzën në sallën e operacionit në Itali, mirëpo kjo nuk i ka mjaftuar atyre për të shtyrë inspektimin porse kanë ushtruar dhunë psikologjike duke i kërcënuar me thirrjen e policisë stafit, nxënësit dhe kanë hyrë forcërisht në zyrë duke rrëmuar dokumentacionin ligjor.

Mbi këtë frymë unë i kam shkruar edhe drejtorit përkatës kur më kanë sjellë raportin duke u kërkuar që të vendosin anën njerëzore e të më japin kohën e duhur pasi të kthehem me vajzën nga spitali. Mirëpo fakti që Zonja Shahini e ka firmosur dhe ende nuk kemi marrë shkresë zyrtare me shkrim, por jemi njoftuar nëpërmjet medies do tregon anomalinë që gjendet në këtë institucion.

Gjithsesi, me Besën shihemi së shpejti në gjyq.”

Nëpërmjet medies kam mësuar se znj. Besa Shahini ka firmosur me datë 30 Maj 2019 mbylljen e shkolles 9-të Vjeçare Visare pas një inspektimi paragjykues dhe diskriminues duke pretenduar se institucioni ynë detyron vajzat e mitura të praktikojne fenë dhe përgjatë orarit mësimor zhvillojmë orë fetare dhe jo programin mësimor sipas kurrikulës së miratuar të Ministrise së Arsimit.Për sa më lart dëshiroj të ve në dijeni prindërit dhe të gjithë të interesuarit e këtyre ditëve se ky vendim është tërësisht i padrejtë dhe paragjykues sepse në institucionin Visare që prej shumë vitesh që nga dita e themelimit e deri më sot është zbatuar me rigorozitet ligji për arsimin parauniversitar dhe nuk ka ndodhur qoftë edhe një orë të vetme.Grupi i inspektimit gjatë periudhës së kontrollit ka ushtruar presion por edhe është sjellë si në hetuesinë e kohës së monizimit duke intervistuar nxënëset për njohuritë fetare dhe arsyet e praktikimit të fesë nga nxënëset e shkollës sonë. Për koinçidencë të fatit, ditën që kanë ardhur inspektorët në ambientet e shkollës kam pasur vajzën në sallën e operacionit në Itali, mirëpo kjo nuk i ka mjaftuar atyre për të shtyrë inspektimin porse kanë ushtruar dhunë psikologjike duke i kërcënuar me thirrjen e policisë stafit, nxënësit dhe kanë hyrë forcërisht në zyrë duke rrëmuar dokumentacionin ligjor.Mbi këtë frymë unë i kam shkruar edhe drejtorit përkatës kur më kanë sjellë raportin duke u kërkuar që të vendosin anën njerëzore e të më japin kohën e duhur pasi të kthehem me vajzën nga spitali. Mirëpo fakti që Zonja Shahini e ka firmosur dhe ende nuk kemi marrë shkresë zyrtare me shkrim, por jemi njoftuar nëpërmjet medies do tregon anomalinë që gjendet në këtë institucion.Gjithsesi, me Besën shihemi së shpejti në gjyq.

Posted by Sulejman Rustemi on Wednesday, June 19, 2019