9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ministrja britanike dhe kreu i TRT-së “cicërojnë” për serialin “Zgjimi – Ertugrul”

Më të lexuarat

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Sayeeda Warsi deklaroi se seriali “Zgjimi – Ertugrul” ka krijuar varësi tek ajo vetë dhe bashkëshorti i saj, ndërsa shtoi se është duke pritur me padurim dhe emocione fillimin e sezonit të ri…

 

Interesi botëror për serialin e rekordeve absolute të Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT), “Zgjimi – Ertugrul” (Diriliş Ertuğrul), vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

E pasionuara më e fundit e telenovelës në fjalë është Sayeeda Warsi, ministrja e parë myslimane dhe njëherësh anëtare e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Warsi deklaroi se seriali “Zgjimi – Ertugrul” ka krijuar varësi tek ajo vetë dhe bashkëshorti i saj, ndërsa shtoi se është duke pritur me padurim dhe emocione fillimin e sezonit të ri.

Interesit të ministres britanike i është përgjigjur sërish nga e njëjta platformë drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Eren.

“Po e filluat një herë, s’mund të ndaleni më. Sezoni i ri nis në fund të këtij muaji. Bëhuni gati për një sezon epik dhe që krijon shumë më tepër varësi, ku do të shikojmë udhëtimin e Osmanit drejt një rritjeje fizike dhe mendore teksa stërvitet nga babai i tij për formimin e rrënjëve të një qytetërimi 600 vjeçar”, ka shkruar Ibrahim Eren në “Twitter” duke iu referuar postimit të mëparshëm të Sayeeda Warsit.

Kjo “cicërimë” e kreut të TRT-së është gjithashtu konfirmimi zyrtar më i lartë se sezoni i ri i telenovelës së shumëpritur “Zgjimi – Ertugrul” do të fillojë në fund të këtij muaji.

Once you start, you cant stop:) The new season starts at the end of this month. Get ready for an epic and much more addictive season as we watch Osmans journey of a physical and mental growth while being trained by his father in forming the roots of a 600 year-old civilisation. https://t.co/ERFrsgwqVj

— ibrahim eren (@ibrahimeren) 7 Ekim 2018

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit