6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ministritë duhet që të janë transparente me publikun, të publikojnë gjithçka në faqen zyrtare

Më të lexuarat

Me vite të tëra në Maqedoni ekziston në opinion një mendim se ministritë janë jo transparente me informacionet e tyre, buxhetet, si dhe veprimtarinë e tyre të realizuar gjatë një viti.

Opinioni është i interesuar që të dije më shumë informacione në lidhje me mos realizimin e projekteve gjatë një viti nga ana e këtyre ministrive, projekteve që janë realizuar, si dhe projektet që janë duke u realizuar dhe po kalojnë në vitin tjetër, si fazë tjetër e implementimit të projekteve.
Kjo gjë, në Perëndim është obligative me ligj që ministrat dhe ministritë të japin informacione për projektet e parealizuara gjatë një viti, duke i publikuar ato në portalet e tyre zyrtare.
Njohësit e këtyre çështjeve, për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal theksuan se edhe nëse nuk do të realizohej ai obligim ligjor prej tyre, kjo do të ishte shkelja më e vogël e tyre, duke pasur parasysh shkeljet tjera më të mëdha që kanë bërë ata gjatë tërë kohës.
Selam Isejni, profesor universitar, për Zhurnal theksoi se kjo gjë nëse do të përbënte shkelje ligjore, atëherë do të ishte shkelje më e vogël e tyre.
“Nuk jam në dijeni nëse (ligjërisht) janë të obliguar!
Po edhe nëse janë, kjo do të ishte “shkelja” më e vogël ligjore për ata. Nëse nuk do ta kryenin këtë obligim, nënkuptohet”, theksoi shkurt Isejni për Zhurnal.
Në anën tjetër, Hadi Osmani, publicist dhe udhëheqësh mediesh jashtë vendit, theksoi për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal se ministrat duhet që çdo gjë gjatë tërë kohës ta publikojnë në faqen e tyre zyrtare.
“Ministrat duhet që gjatë gjithë kohës çdo punë, projekt, procedure, tender të publikojnë në faqen zyrtare dhe në fund të vitit të publikojnë bilancin.
Duhet të tregojnë cilat projekte i realizuan e cilat jo, pse ato nuk i realizuan dhe ku do ti destinojnë ata para që duhet të kenë mbetur.”, deklaroi Osmani për Zhurnal.
Përndryshe, në përmirësimin e kësaj mangësie e cila me vite përmendet në Maqedoni, çdo ministri, dhe institucion zyrtar ka faqen e saj zyrtare, e cila ka të dhëna të mangëta për veprimtarinë e saj brenda viteve.
Madje, në disa faqe të disa komunave, si ajo e Komunës së Likovës mungon edhe informacioni bazë ai i zëdhënësit të komunës, tek i cili mediat ose qytetarët mund të drejtohen me pyetje.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit