1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ministria e FSK-së me Ministër të dy ushtrive?!

Më të lexuarat

Shkruan: Fuad Ramiqi

Sa për hir të së vërtetës, deklarata brengosëse e Ministrit të FSK-së për largimin e mbi 40 pjesëtarëve serb nga FSK-ja si arsyetim politik dhe tendencë për manipulim të opinionit më bëri obligues të reagoj për ta dhënë vizionin tim të zhvillimeve të ma tutjeshme.

Shumë manipulime janë bërë që pas luftës e këndej, se Kosova do të ketë ushtri, moderne, multietnike, profesionale etj, të gjitha këto për pazare të oligarkisë politike Kosovare të dështuar, të përkrahur fuqishëm edhe nga faktori ndërkombëtar, ma në fund po plotëson mozaikun anit shqiptar rreth statusit të Kosovës në raport me Serbin.

Negociatorët e “fuqishëm” shqiptar për ti mbuluar dështimet dhe apetitet e veta, më në fund paskan pranuar që pas shkatërrimit të ndërtimit të shtetësisë së Kosovës, (pa integritet sovranitet e shumë e shumë të këqijave tjera që i bën këtij vendi), serbëve përpos gjyqësisë, policisë, financave, arsimit shëndetësisë, vetos kushtetuese të përmbledhura në Bashkësinë e Komunave Serbe, deri më tani ia paska shkolluar dhe trajnuar edhe kuadrot “ushtarake” e që kinse tash po largohen për shkak presioneve nga Serbia dhe udhëheqësit serb.

E vërteta qëndron se kjo bëhet me pëlqim vendor e ndërkombëtar që BKS, si një shtet në shtet ti ketë njësit e veta ” ushtarake” deri te niveli i Brigadës.

Duke ja shtuar ruajtjen e shumicës së municionit dhe mjeteve tjera ushtarake në pjesën e tyre, për ta bllokuar komplet sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës si dhe emblemat identifikuese serbe, ky mashtrim i radhës i negociatorëve na bën shumë të lumtur e të pëlqyeshëm edhe për serbet edhe për botën e na fuqizon në aleanca e integrime evropiane./ kpost

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit