7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ministri serb që u arrestua, sot feston i lirë në Kosovë, ministri që udhëhoqi arrestimin e tij është i shkarkuar

Më të lexuarat

Arrestimi i Gjuriqit dy javë më parë prodhoj një show dhe emocion tek masa e gjerë. Emocioni që prodhoj tek shqiptarët ishte i ndryshëm nga ai që prodhoj tek serbët. Por gjithnjë më mirë ja del ai që e ka mendjen e ftohtë në situata të nxehta. E të pakten shqiptarët nuk e kishin të tillë në ato ditë marsi. Edhe pse edhe atë ditë u ngritën pak dilema, nëse ishte ky vendimi i duhur i institucioneve tona në aspektin e sigurisë dhe atë diplomatik duke pasë parasysh se dhjetëra e qindra herë të tjera zyrtarë serb kishin hyrë në Kosovë pa autorizim dhe me misione politike kundër Republikës së Kosovës, kundër integrimit të serbëve dhe kundër stabilitetit dhe në anën tjetër mundësitë e manipulimit të këtij rasti nga propaganda serbe. Por fatkeqësisht ajo që e dominoi turmën ishte një emocion shfryrës. Ishte ky triumfi që Hashimi ja projektoi vetes, për ta manipuluar pastaj me shumë qëllime te fshehta.

Kur e tërë kjo skenë shihet nga distanca, dhe kur shihet se si Gjuriqi vazhdon fuqishëm funksionin si ministër dhe ec tutje me misionin politik me komoditetin më të lartë e në anën tjetër ministri kosovar që udhëhoqi arrestimin e tij ka “ec prej shpije” nuk të sjellë ndonjë ndjenjë tjetër përveç humbjes dhe dëshpërimit. Por mbi të gjitha ta qartëson faktin se një ndalesë e një ministri serb qoftë edhe kur vepron ilegalisht kushton edhe me largim ministrash. Mbi këtë shpaloset fakti se sa i thellë është ndikimi i Serbisë në përkeqësimin e qeverisë sonë, qeverisjes dhe vet jetesës së qytetarëve të Kosovës. Srpska e dëshmoi premtimin e vet se në opozitë do të jenë edhe më të fortë.

Minstri Sefaj ishte ndër ministrat më të kualifikuar dhe më të përkushtuar. Largimi i tij ndali procesin e pastrimit, dekriminalizimit të elementeve negative brenda MPB, PK, IPK dhe vet fuqizimit më pas të këtyre institucioneve. Largimi i tij është dëm për Kosovën.

Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit