7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ministri Lutfiu nënshkruan ciklin e dytë të programit studimor për Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup

Më të lexuarat

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, bashkë me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sot kanë realizuar vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Islame.

Delegacioni nga MASH-i, njofton Sektori për marrëdhënie me opinionin i Ministrisë, u mirëprit nga Kryetari i BFI-së, Reisul-Ulema H.Sulejman ef.Rexhepi dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Faredin Ebibi.

Ministri Lutfiu, shtohet në kumtesë uroi kryetarin e BFI-së dhe Dekanin e FSHI-së për marrjen e lejes për punë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për ciklin e dytë të programit studimor për FSHI, për vitin akademik 2017/2018. Gjithashtu nga ana e MASH-it janë siguruar 4 milion denarë për veprimtarinë arsimor-shkencor të FSHI-së.

Në këtë takim u bisedua edhe për tejkalimin e sfidave të FSHI në drejtim të krijimit të kuadrit sa më cilësor, konkurrent në lëminë që zhvillon ky institucion i arsimit të lartë.

Gjatë vizitës së realizuar, kryetari i BFI-së falënderoi ministrin Lutfiu për mbështetjen e dhënë nga ana e Ministrisë së Arsimi dhe Shkencës për këtë institucion fetar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit