20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ministri i jashtëm izraelit Lieberman sot në Tiranë

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman do të mbërrijë sot për një vizitë në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij ai do të takohet me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e jashtëm Edmond Panariti.

Në orën 15:00 ministri i jashtëm izraelit Lieberman do të zhvillojë një takim tet a tet me homologun e tij Edmond Panariti dhe më pas dy ministrat do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërsa në orën 17:30 kreu i diplomacisë izraelite do të takohet me kryeministrin Sali Berisha.

Gjithashtu Lieberman do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë si dhe do të do të zhvillojë në ceremoni private me stafin e ri të Ambasadës. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit