16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ministri i Jashtëm i Turqisë i përgjigjet vogëlushës nga Halepi e cila i thirri për ndihmë

Më të lexuarat

Vogëlushja 7 vjeçe nga Halepi Bana i ka bërë thirrje për ndihmë ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Ajo këtë lutje e bëri nga rrjetet sociale pas shkeljes së armëpushimit nga regjimi i cili u arrit mbrëmë me ndërmetësimin e Turqisë.

Bana nga Twitteri i ka dërguar mesazh ministrit Çavuşoğlu pas shkeljes së armëpushimit nga milicët shiitë nën komandën e Iranit dhe regjimit të Bashar Asadit.

“I nderuar Mevlüt Çavuşoğlu dje kishim shpresa? Çfarë po ndodh tani? Ju lutem na ndihmoni, nuk ka më kohë”, ka shkruar ajo.

Ndërsa Çavuşoğlu duke iu përgjigjur vogëlushes ka thënë: “Ruaje shpresën motra ime. Turqia i dëgjon thirrjet e tua. Po punojmë shumë që ti japim fund makthit që po përjeton ti dhe shumë fëmijë të tjerë sirianë”.

Bana që nga muaji shtator e deri më tani nga rrjetet sociale bën publikime në lidhje me situatën e fundit në Halep dhe për jetesën nën bombardime

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit