13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ministri i jashtëm i Rusisë, Lavrov e viziton Pakistanin

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është nisur sot për në Pakistan, për një vizitë dyditëshe, me ç’rast pritet të takohet me presidentin, Asif Zardari, dhe me kryeministrin, Raja Pervez Ashraf.

Zyra e jashtme e Pakistanit tha se fokusi në këto bisedime do të jetë Afganistani dhe lidhjet politike e biznesore pakistanezo-ruse.

Derisa Lavrovi shkon në Islamabad, në Moskë do të jetë shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë së Pakistanit, gjeneral Pervez Kayani, për të biseduar me kolegun rus.

Javën e kaluar, Zyra e jashtme e Pakistanit ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, e kishte shtyrë udhëtimin në Islamabad, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Pakistanit, Taxhikistanit dhe Afganistanit.

Nuk është dhënë ndonjë shkak për ndryshim në agjendën e Putinit./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit