12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ministri i financave thotë se doganat sivjet mblodhën 1 miliard e 40 milionë euro

Më të lexuarat

Dogana e Kosovës sivjet ka arritur rekord duke mbledhur mbi 1 miliard euro. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se punëtorët e Doganave meritojnë respektin e secilit qytetar të Kosovës.

Ai ka treguar se ka vizituar punëtorët doganorë bashkë me u.d e Drejtorit, Fahri Gashin, dhe iu ka premtuar se do të ndajë mjete shtesë për t’i mbuluar shpenzimet që dalin nga puna jashtë orarit të punës dhe ditëve të festave.

“U njoftova për dy udhëzime të reja që rregullojnë çeshtjen e kritereve për kompenzim për punën jashtë orarit dhe për festa, si dhe udhezimin per kriteret e caktimit te zyrtareve doganore ne detyra te caktuara dhe transfer ne pozita te ndryshme. Keto dy udhezime do të krijojne kushte më të mira për pune te zyrtareve doganore. Te dy udhezimet kane implikime buxhetore, per te cilat do te kujdesemi qe t’i mbulojmë”, ka premtuar Hoti.

“Dëshiroj të falenderoj sindikatën që janë bërë krah i fortë i menaxhmentit ne arritjen e objektivave qe ka Dogana e Kosovës. Do ta kenë mbështetjen në të gjitha kërkesat e tyre për të përmirësuar kushtet e punës së zyrtareve doganore”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit